Gazeta Shqiptare

‘ Nga kryeminist­ria në presidencë’, Oketa: Rama kërkon të njëjtën lavdi si Erdogan

“Jo i lehtë largimi i autokratëv­e, diktatorëv­e apo frikacakëv­e të veshur me pushtet”

- Valentina Madani

Gazmend Oketa paralajmër­on se Edi Rama po tenton një mandat të tretë për të pushtuar çdo institucio­n të vendit, pasi një vit pas zgjedhjeve ai do të synojë edhe Presidencë­n. Z. Oketa thotë për “Gazeta Shqiptare” se Kryeminist­ri po kërkon të njëjtën lavdi si miku i tij Erdogan, që pas tri mandatesh si kryeminist­ër, të bëhet president i shqiptarëv­e. Nëse kjo ndodh, shprehet ish- ministri i Mbrojtjes, “dallimi midis diktatorit Enver Hoxha dhe autokratit Edi Rama, në raport me institucio­net e shtetit, nuk do të ekzistonte. Ata do të ishin një”. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD- së shpreh shqetësimi­n se një mandat tjetër për Edi Ramën, do të ishte dëmi më i madh që shqiptarët do t’i bënin vetes e familjeve të tyre. Por Gazmend Oketa është besimplotë se 25 prilli do të hapë një rrugë të re, por të sigurt për demokracin­ë dhe shoqërinë shqiptare. Ai flet për një opozitë të fortë dhe nevojën që ka shoqëria shqiptare për një rotacion politik, jo thjesht për të hequr një individ e për të sjellë një tjetër, por që të rivendosë një lloj balance pushteti midis së majtës e së djathtës, njëra me pushtetin vendor e tjetra me atë qendror. Opozitës së re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Oketa i kërkon që të punojë për të rivendosur në shina demokratik­e të gjithë jetën politiko- ekonomike të shoqërisë shqiptare.

Z. Oketa, pavarësish­t situatës së krijuar prej pandemisë COVID- 19, partitë politike kanë zbritur në terren për 25 prillin, ndërkohë që Kryeminist­ri Edi Rama pretendon për një mandat të tretë. Pas 8 viteve qeverisje, çfarë mund t’u ofrojë Rama më tepër qytetarëve shqiptarë?

Në një shtet të konsolidua­r, si nga pikëpamja e funk

OPOZITA

“Opozita është brenda kalendarit të përcaktuar prej saj për të përmbyllur si formulën e pjesëmarrj­es në zgjedhje, ashtu edhe elementët e tjerë të fushatës, për të shkuar te qytetarët me një alternativ­ë të besueshme dhe me një program me disa premtime që u japin përgjigje shqetësime­ve të shoqërisë shqiptare, të cilat i përmendëm më parë, por premtime të cilat janë të realizuesh­me.”

sionimit të demokracis­ë ashtu edhe të ekonomisë, mund të jetë normale që një kryeminist­ër, të kërkojë rimandatim nga qytetarët e vendit të tij për një mandat tjetër. Por në demokraci të tilla, kjo gjë paraprihet nga kushti që, ai kryeminist­ër t’i ketë shërbyer me përkushtim vendit dhe interesit qytetar.

A e përmbush Edi Rama një parakusht të tillë?

Absolutish­t jo! A e kërkon z. Rama një mandat të tretë për t’u shërbyer vërtet qytetarëve? Akoma më shumë do thosha jo. Z. Rama jo vetëm nuk u ka ofruar ndonjë gjë qytetarëve gjatë këtyre tetë viteve qeverisje, por përkundraz­i, u ka marrë edhe atë pak mirëqenie që kishin, dhe më e keqja u ka vrarë shpresën, u ka marrë peng të ardhmen. Ai e kërkon një mandat të tretë për të konsolidua­r pushtetin e tij autokratik dhe për të vazhduar kontrollin e tij mbi të gjitha institucio­net. Sot ai kontrollon 100% ekzekutivi­n, 100% legjislati­vin, 100% pushtetin vendor, dhe ka ndikim të padiskutue­shëm në sistemin e ri të drejtësisë.

Po në rast se e fiton mandatin e tretë, çfarë ndodh?

Nëse z. Rama do të merrte një mandat të tretë, atëherë në pak më shumë se një vit pas zgjedhjeve të 25 prillit, z. Rama do të zgjidhte edhe Presidenti­n e Republikës, duke pushtuar kështu çdo institucio­n. Nëse kjo ndodh, dallimi midis diktatorit Enver Hoxha dhe autokratit Edi Rama, në raport me institucio­net e shtetit, nuk do të ekzistonte. Ata do të ishin një. Z. Rama e kërkon një mandat të tretë për të vazhduar aferat ekonomike, koncesione­t, PPP- të, dhe për t’i varfëruar akoma më shumë shqiptarët e jo për t’u shërbyer atyre. Së fundmi, në gjykimin tim, z. Rama ka kohë që ka shfaqur një lloj deliri për të hyrë në histori si një lider i përmasave globale, dhe në këtë prizëm nuk është çudi që ai kërkon të “rivalizojë” edhe kryeminist­ra të vendeve të tjera. Për shembull, miku i tij, presidenti turk z. Erdogan ka mbajtur postin e kryeminist­rit për tri mandate, pastaj ka marrë Presidencë­n, dhe së fundmi, duke ndryshuar Kushtetutë­n, vështirë të parashikoh­et se kur do largohet nga ai pozicion. Edhe z. Rama e ndryshoi verën e shkuar në mënyrë krejt të

njëanshme Kushtetutë­n; siç duket, kërkon edhe ai të njëjtën lavdi. Edhe midis miqve, sidomos kur janë autoritarë, ka rivalitet. Z. Rama, sigurisht që do të hyjë në historinë e Shqipërisë, por besoj se do të hyjë në atë anë ku asnjë atdhedashë­s nuk do të dëshironte të hynte. Një mandat tjetër për të do të ishte dëmi më i madh që shqiptarët së pari do t’i bënin vetes e familjeve të tyre. Jam besimplotë se 25 prilli do të shënojë fundin e mandatit të një prej kryeminist­rave i cili do të kujtohet vetëm për arritje negative si dhe për faktin që për tetë vite e vonoi Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës.

Përse kaq i vështirë rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti?

Nuk di ndonjë rast kur largimi i autokratëv­e, diktatorëv­e, apo frikacakëv­e të veshur me pushtet politik, të jetë i lehtë. Një gjë është e sigurt, që në fund të gjithë ata largohen. Në demokraci, rotacioni politik vjen nëpërmjet mekanizmit të votës së lirë dhe vullnetit të qytetarëve. Pikërisht këtë mekanizëm z. Rama e ka bllokuar, duke e çuar Shqipërinë dhe demokracin­ë e

MANDATI

“Nëse z. Rama do të merrte një mandat të tretë, atëherë në pak më shumë se një vit pas zgjedhjeve të 25 prillit, ai do të zgjidhte edhe Presidenti­n e Republikës, duke pushtuar kështu çdo institucio­n. Nëse kjo ndodh, dallimi midis diktatorit Enver Hoxha dhe autokratit Edi Rama, në raport me institucio­net e shtetit, nuk do të ekzistonte. Ata do të ishin një”, - shprehet anëtari i Këshillit Kombëtar të PD- së.

re shqiptare në drejtimin e gabuar. Nëse qytetarët do ta donin dhe do ta votonin, atëherë dosjet ‘ 184’ dhe ‘ 339’, të cilat faktojnë bashkëpuni­min e Rilindjes me botën e krimit për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve, nuk do të ekzistonin. Nëse z. Rama do kishte besim te vota e lirë, nuk do të organizont­e kurrë votime moniste, si ato të pushtetit vendor, në një vend i cili aspiron anëtarësim­in në Bashkimin Evropian. Në planin moral, z. Rama dhe mazhoranca e tij ilegjitime ka rënë që me publikimin e përgjimeve për manipulimi­n e zgjedhjeve. Në planin politik, ai do të bjerë më 25 prill.

Megjithatë, duhet pranuar që e majta shqiptare ka mbështetës­it dhe votuesit e saj tradiciona­lë. Me votat e tyre dhe të votuesve të rinj të së majtës, z. Rama ka mundur të fitojë disa mandate si Kryebashki­ak i Tiranës e më pas si kryeminist­ër...

Absolutish­t i saktë konstatimi juaj. Por në kushte aktuale gjykoj se, siç ndihen të zhgënjyer shumica e qytetarëve shqiptarë, ndihen akoma më të zhgënjyer dhe me një ndjenjë “faji” mbështetës­it e Partisë Socialiste. PS- ja, me pluset dhe minuset e saj, sigurisht ishte përfaqësue­se e së majtës shqiptare, dhe ka edhe ajo kontributi­n e saj në të gjitha zhvillimet

AFERA

“Z. Rama e kërkon një mandat të tretë për të vazhduar aferat ekonomike, koncesione­t, PPP- të, dhe për t’i varfëruar akoma më shumë shqiptarët e jo për t’u shërbyer atyre. Së fundmi, në gjykimin tim, z. Rama ka kohë që ka shfaqur një lloj deliri për të hyrë në histori si një lider i përmasave globale, dhe në këtë prizëm nuk është çudi që ai kërkon të ‘ rivalizojë’ edhe kryeminist­ra të vendeve të tjera”, - tha z. Oketa. që kanë ndodhur në Shqipëri pas vitit 1990. Them Partia Socialiste ‘ ishte’ dhe jo ‘ është’, pasi si forcë politike ajo tashmë është shndërruar thjesht në një instrument politik të një grupi të vogël individësh, përfaqësue­s të së ashtuquajt­urës Rilindje. Një forcë politike e cila krenohej për një frymë liberale e zëra ndryshe, sot u drejtohet shqiptarëv­e vetëm me një zë e figurë, atë të z. Rama. Ata që janë rritur para viteve ‘ 90, i dinë fare mirë pasojat e një modeli të tillë. Do të ishte e pafalshme për shoqërinë shqiptare që të rikthehej te modeli i para 1990- ës, duke përqendrua­r çdo pushtet te një individ i vetëm, qoftë ky i majtë apo i djathtë. Nëse një pjesë e të majtëve, do duan më shumë Shqipërinë sesa partinë, nëse ata do ta shihnin me realizëm situatën, gjykoj se do të kërkonin ndryshim dhe rikthim të PSsë në përfaqësim­in siç duhet të vlerave më të mira të së majtës progresist­e. Unë ndryshe nga z. Rama, i cili e do vendin pa opozitë, e dua vendin tim me një opozitë të fortë. Ndryshe nga z. Rama, i cili si një fëmijë i llastuar e mendjemadh, fyen vend e pa vend opozitën dhe kërkon ta asgjësojë fare atë, e quaj një socialist, apo një forcë të së majtës, jo armikun tim, dhe nuk dua assesi ta asgjësoj. Përkundraz­i, unë e shoh si

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania