Gazeta Shqiptare

Autorët e atentatit ndaj biznesmeni­t Ylli Ibrahimi u nisën nga Tirana, kryen porosinë me ‘ Scorpions’ dhe u ‘ zhdukën’ në Burrel

NGJARJA/ Asnjë efektiv policie s’ua preu rrugën

-

MILOT - Atentatorë­t e biznesmeni­t Ylli Ibrahimi, mbi të cilin zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘ Scorpions’, ndoqën rrugën TiranëMilo­t e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie. Dosja. al ka mësuar nga burime konfidenci­ale se dy personat, që u shfaqën me mjetin tip “Suzuki” e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana. Me

DEKLARATA E BIZNESMENI­T

Mosndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë “shëndoshë e mirë” në destinacio­nin të cilin e kishin paracaktua­r për t’u fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identiteti­t të tyre dhe biznesmeni­n Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar ka mohuar të ketë konflikte dhe është shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas këtij sulmi të organizuar.

armën e siguruar për “shënjestrë­n”, të dy janë nisur drejt Milotit për të kryer ‘ porosinë’, e më pas për t’u zhdukur. Kamerat e aeropor

tit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit. Pasi ‘ zbarkojnë’ në

Milot, të rinjtë qëllojnë biznesmeni­n Ylli Ibrahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën. Dosja. al ka mësuar gjithashtu se dy atentatorë­t që erdhën për të ‘ eliminuar’ biznesmeni­n, janë larguar në drejtim të Burrelit. Tashmë pa maska, me kaskën e motorit që i ka ndihmuar të fshehin fytyrat, janë larguar drejt qytetit verior, por rrugës nuk janë ndaluar nga asnjë patrullë policie.

Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretish­t në orën 11: 57, dy “hitmenët” kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pashqetësu­ar. Mosndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë “shëndoshë e mire” në destinacio­nin të cilin e kishin paracaktua­r për tu fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identiteti­t të tyre dhe biznesmeni­n Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar ka mohuar të ketë konflikte dhe është shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas këtij sulmi të organizuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania