Gazeta Shqiptare

Kontraband­a e sirianëve nga Vlora në Itali me gomone, lihet në burg trafikanti që i strehonte në shtëpi

-

DYSHIMET E 45- VJEÇARIT

Sidoqoftë, burri dyshon se pas gjithë kësaj mund të gjendet dikush tjetër që ia vështirëso­n mbrëmjen qëllimisht. A. T. thotë në polici: “Gjatë natës në dhomën ku fle, ndiej lëvizje të krevatit. Nuk e kuptoj nga vijnë këto shqetësime. Paraqitem sot para policisë, pasi dua të bëj kallëzim si më poshtë. Shqetësime­t e vazhdueshm­e më ndodhin në njërën nga dhomat. Krevati ka vibrime”.

VERIFIKIME­T

Policia thotë për gazetën ‘ Si’ se banesa e burrit nga verifikime­t gjendet në katin e dytë të një pallati dhe se faktet që burri denoncon nuk ekzistojnë, pasi dyqani nuk kryen asnjë aktivitet pas orës 19: 00. Nga ana e tij, 49- vjeçari këmbëngul se ndaj tij po aplikohet një metodë kriminale për ta lënë pa gjumë dhe për ta stresuar. Agjentët e pyesin kallëzuesi­n nëse ka dridhje krevati gjatë orëve të mëngjesit. Ai përgjigjet: jo.

hore të dridhjes së krevatit? Burri e detajon: ndodh pikërisht në momentin kur mua më zë gjumi. Më zgjojnë me dridhje krevati. Ngrihem menjëherë dhe krevati nuk dridhet më. Sapo shtrihem për të fjetur, më zgjojnë përsëri me dridhje krevati. Kjo situatë e përnatshme ndodh derisa zbardh dita. Policia kërkon shpjegime se prej sa kohësh denoncuesi gjendet në këtë situatë. Kam dy vite, thotë ai. Është një kërcënim i vazhdueshë­m dhe i përditshëm. Është një metodë kriminale dhe presion që mua të më mbysë ankthi nga pagjumësia. Agjentët e pyesin shtetasin A. T.

nëse ka dyshime se për çfarë mund të ndodh e gjitha kjo? Ai përgjigjet: Unë jetoj në një pallat të vjetër. Personalis­ht nuk kam probleme me asnjë person. Më herët kam pasur mos- marrëveshj­e me një firmë ndërtimi që kërkoi prishjen e pallatit dhe për rrjedhim kompesimin tim me metra katror. Në fillim nuk isha dakord, por së fundi rashë dakord. Pavarësish­t kësaj, krevati vazhdon të vibrojë. Policia thotë jo zyrtarisht se e mbajti shënim denoncimin e 49 vjeçarit, pasi ai këmbënguli dhe ishte ankuar për mosveprim të

agjentëve. “Mbasi kallëzimi u protokollu­a dhe për rrjedhim nisën verifikime­t në terren, agjentët e kanë këshilluar shtetasin A. T. që t’u nënshtrohe­t vizitave mjekësore, pasi nga kërkimet e policisë në “Google”, ai ka mundësi të vuajë nga tensioni, – shkruan në fund të veprimeve hetimore agjenti i policisë së Tiranës. Por denoncuesi vazhdon të këmbëngul se krevati vibron nga rrethanat e jashtme, që është e pabesueshm­e se mund të ndodhë, ndaj dhe nuk ka vepër penale, mbyllet procesverb­ali i drejtorisë së Tiranës.

VLORË - Dy ditë më parë u arrestua nga policia për kontraband­ën e 50 sirianëve nga Vlora drejt Italisë me gomone 31- vjeçari Qazim Ismailaj, ndërsa dje gjykata e Vlorës ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Qazim Ismailaj dyshohet se ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër klandestin­ët që kishin ardhur nga Tirana dhe do të iknin për në Itali me rrugë detare. Ai u kap pas arrestimit dhe dënimit me burg të pronarit të hotelit në Tiranë Fatos Dushe, i cili, gjithashtu, kishte strehuar klandestin­ët sirianë në hotelin e tij. Ismailaj u prangos në Tiranë, ndërsa gjatë kontrollev­e në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestin­ë të tjerë. Më 8 janar, një gomone me 55 klandestin­ë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetare gjatë natës në grykëderdh­jen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro. Disa prej klandensti­nëve u dërguan në spital, teksa nuk pati asnjë viktimë dhe të 50- të u evakuuan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania