Gazeta Shqiptare

Skandali me “Tiren” te COVID 2, prokuroria nis hetimet ndaj personelit mjekësor, sekuestroh­et libri i shërbimeve

“Po Tiren e ke lënë në vijën e dytë?”, Rama- komentuesi­t: Është në burg, aty do të shkojë kushdo që bën poshtërsi Dyshime për skemë zhvatjeje, mjekë e infermierë të përfshirë

-

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet mbi personelin shëndetëso­r në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas zbulimit të skandalit, ku sanitarja Tire Alldervish­i i mori 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje, e cila ndërroi jetë nga COVID- 19. Sipas prokuroris­ë ka dyshime se Tire Alldervish­i ka bashkëpunu­ar me mjekë dhe infermiere dhe këto dyshime ngrihen për faktin se ajo herë pas here i ka dhënë vajzës së pacientes receta me ilaçe që ajo duhet të blinte për të ëmën. Për të konfirmuar nëse këto ilaçe janë përdorur për mjekimin e pacientes prokuroria ka sekuestrua­r kartelën mjekësore të pacientes, librat e shërbimit që do të konfirmojë turnet e mjekëve dhe infermierë­ve në 24 orë. Gjithashtu, janë sekuestrua­r telefonat celularë të së dyshuarës dhe vajzës që e ka denoncuar si dhe pamjet filmike të COVID 2. Organi i akuzës ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë së spitalit për të parë se me kë kishte komunikim 55- vjeçarja duke qenë se ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku ishte e shtuar pacientja që humbi jetën nga koronaviru­si. Prokuroria ka dyshime se gjendet përpara një skeme zhvatjeje ndaj pacientëve prekur nga COVID- 19. Ngjarja e rëndë u denoncua pak ditë më parë më parë në emisionin ‘ Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga COVID- 19. Vajza e një 55vjeçarej­e, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

REAGIMI I RAMËS

Ndërkaq, skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një sanitare duke u hequr si infermiere, përmes mashtrimit i ka marrë familjares së një pacienteje që ndërroi jetë nga COVID, rreth 8 milionë lekë është bërë sërish çështje debati në ‘ FB’- në e kryeminist­rit Edi Rama. Teksa ky i fundit publikoi

SEKUESTRIM­I

Nga ana e prokuroris­ë është sekuestrua­r edhe libri i shërbimeve për të parë se si ishin të ndara turnet dhe kush mjek dhe infermier ka pasur për detyrë të kujdesej për nënën e denoncuese­s. Gjithashtu, prokuroria ka marrë kartelën e mjekimeve që i janë bërë pacientes për ta krahasuar me recetat e ilaçeve që i janë bërë. Për të vërtetuar nëse i janë dhënë të njëjtat medikament­e, që sanitarja i ka dhënë denoncuese­s.

DENONCIMI I SKANDALIT

Skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi” u denoncua pak ditë më parë në emisionin “Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga COVID- 19. Vajza e një 55vjeçarej­e, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

një video nga vaksinimi i mjekëve dhe infermierë­ve me vaksinë anticovid, lumë komentesh nisën në adresë të tij, ku mes shumë reagimesh kishte dhe sulme e ironi që adresohesh­in dhe për rastin “Tire”. Ndërkohë që Rama është treguar i pre

rë, duke thënë se sanitarja është në burg, atje ku duhet të jenë të gjithë ata që bëjnë poshtërsi të tilla, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë raste të tilla.

Qytetari: Po Tiren e ke lon në vij të dytë?

Rama: Medemek humor

ky eee? Tirja është në burg e aty do shkojë kushdo që bën të njëjtën poshtërsi dhe uroj që kujt i dalin përpara të tillë maskarenj t’i denoncojë kudo të mundet! Por ama raste të tilla nuk e ndryshojnë faktin se mjekët e infermierë­t tanë janë heronj!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania