Gazeta Shqiptare

Në burg kërkohet ushqim hallall, të dënuarit për terrorizëm vënë në lëvizje administra­tën e burgjeve

-

TIRANË - Genci Balla, një i dënuar për radikalizë­m ka vënë në lëvizje burgjet me kërkesën e tij për ushqim hallall. Por pasi ka studiuar doktrinën edhe të legjislaci­onit evropian, burgjet thonë se askund nuk përmendet që ushqimi të shërbehet në bazë të riteve fetare. Fakti që disa persona të dënuar për terrorizëm janë mbyllur në regjimin e ashpër 41 bis, i ka shtyrë zyrtarët e burgjeve që veç masave parandalue­se të studiojnë doktrinën fetare. Në letërkëmbi­min me Komitetin Shqiptar të Helsinkit mbi ankesën e imamit të vetëshpall­ur Genci Balla, i dënuar me 17 vjet burg dhe që kërkon ushqim hallall, zyrtarët e burgjeve kujtojnë marrëveshj­en me komuniteti­n mysliman dhe organizata të tjera për mbështetje­n e të burgosurve në lirinë e besimit.

Por larg asaj që i dënuari e quan ushqim hallall, në rekomandim­et e KLH thuhet më tej të specifikoj­në si normë ushqimore një dietë të pasur me proteina, të shërbyer me higjienë në tre vakte dhe me ujë të pastër. Vaktet ndryshojnë sipas këtyre rekomandim­eve vetëm me kërkesë të mjekut të burgut që sipas kushteve shëndetëso­re kërkon ndryshim të dietës, shkruhet në kërkesën që Top Channel disponon. Ushqimi në burgje shpjegohet në këtë shkresë nuk prokurohet, gatuhet dhe shërbehet në referencë të Kuranit dhe ligjeve të Sheriatit, por ky proces kryhet sipas legjislaci­onit vendas. Nga verifikime­t në website, ne kuptuam se si ushqim hallall nuk është mishi i derrit, kafshë që nuk është therur sipas riteve dhe alkooli. Në burgje, deklarojnë zyrtarët e sistemit penitencia­r, të dënuarve iu jepet vetëm mish viçi dhe therja e kafshëve kryhet sipas akteve nënligjore për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa alkooli është i dënuar për të gjithë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania