Gazeta Shqiptare

Doli nga dera e shtëpisë për të shkuar në market, makina përplas për vdekje 10- vjeçaren në Tiranë

Shoqërohet drejtuesi i mjetit: Nuk mund ta shmangia aksidentin, më doli para Vajza e mitur jetonte prej 4 ditësh në atë banesë

-

Një vajzë 10- vjeçare humbi dje jetën në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë. Mësohet se aksidenti ndodhi në orën 12: 30, në rrugën “Njazi Meka”. Në atë orë, vajza po dilte nga banesa e saj për të shkuar në market mirëpo u përplas për vdekje nga mjeti me drejtues Alban Gurin. Përplasja rezultoi fatale pasi e mitura nuk mundi t’ia dilte mbanë dhe pse u dërgua me urgjencë në spital. Në ato momente drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarj­a mirëpo u kap pak minuta më pas nga efektivët, të cilët e shoqëruan në komisariat. “Më datë 17.01.2021, rreth orës 12: 30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentua­r këmbësoren e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat­in e Policisë Nr. 4, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarj­e dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin zyrtar të policisë së kryeqyteti­t.

Mësohet se vajza e mitur jetonte në atë banese prej katër ditësh, pasi ishte me qira së bashku me babain dhe vëllezërit e motrat. Dalja nga dera e shtëpisë rezultoi fatale për 10- vjeçaren, pasi nuk mundi të shpëtonte. Familjarët dhe fqinjët janë të tronditur nga ngjarja, pasi ka ndodhur shumë shpejt, dhe për pak ajo mund të kishte përfunduar në një tragjedi, pasi e mitura ndodhej në derë të shtëpisë së bashku me vëllanë e saj, sepse kishin qenë në supermarke­t për të blerë pambuk sheqeri. 10vjeçarja pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi është shoqëruar në Komisariat­in e Policisë Nr. 4, për veprime të mëtejshme, ndërsa makinës së tij po i bëhet ekspertiza. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë. Banorët e lagjes thonë se rruga “Ramë Sadria” është prob

FAMILJA E VAJZËS

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që i mori jetën vajzës 10- vjeçare në Tiranë. Mësohet se e mitura kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në dyqan për të blerë bashkë me një fëmijë tjetër. Familja e së miturës jeton me qira në këtë banesë dhe kishin vetëm katër ditë që kishin ardhur për të jetuar në këtë zonë. E mitura ishte jetime, ata janë katër fëmijë dhe jetonin vetëm me babain e tyre.

DESHMIA E SHOFERIT

Alban Guri, drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksidentin që i mori jetën një 10- vjeçareje është shoqëruar në Komisariat­in e Policisë Nr. 4. Në dëshminë e tij fillestare ka treguar se në momentin e aksidentit, e mitura ka dalë nga dera e shtëpisë dhe i ka prerë rrugën. Për pasojë, nuk ka mundur ta kontrolloj­ë mjetin për të shmangur ngjarjen tragjike. “Nuk munda të shmang aksidentin”, është shprehur ai.

lematike dhe aksidenti ishte paralajmër­uar. Sipas tyre rruga ka shumë lëvizje dhe mungesë trotuari, ndërkaq edhe makinat lëvizin me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e banorëve. Ndërkaq, drejtuesi i mjetit Alban

Guri, ka rrëfyer në polici se nuk mundi kurrsesi ta shmangte aksidentin, pasi dera e banesës së vajzës ishte ngjitur me rrugën dhe se e vogla i kishte dalë para. Për pasojë, nuk ka mundur ta kontrolloj­ë mjetin për të

shmangur ngjarjen tragjike. “Nuk munda të shmang aksidentin”- mësohet të ketë thënë shoferi. Aktualisht Alban Guri ndodhet në ambientet e komisariat­it, aty ku do të qëndrojë derisa të njihet me masën e sigurisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania