Gazeta Shqiptare

COVID- 19, konfirmohe­n 474 raste të reja pozitive dhe 7 humbje jete brenda 24 orësh

Rreth 26 mijë pacientë aktivë, më shumë se gjysmat në kryeqytet

- Voltiza Duro

Kurba e koronaviru­sit në vendin tonë prej disa ditësh paraqitet e qëndrueshm­e. Respektivi­sht në 24 orët e fundit janë konfirmuar 474 raste të reja pozitive me sars cov2 si dhe 7 humbje jete. Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID- 19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamzë, Gjirokastë­r, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Përrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe,

Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastë­r, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik",- bën me dije Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, numri i viktimave që kanë humbur jetën nga sars cov2 ka arritur në 1277 persona, pas 7 vdekjeve të djeshme. "Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID- 19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastr­a, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju bëri

apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n në zbatimin e rregullave antiCOVID. "Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullim­et dhe ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandalon­i përhapjen e COVID- 19. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes

për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID- 19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializu­ar spitalor në spitalet COVID",- apeloi MSH.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania