Gazeta Shqiptare

Zbardhen emrat e 155 farmacistë­ve që do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit

Qendra e Shërbimeve Arsimore: Dokumentac­ioni që duhet të paraqesin para testit Lista edhe për fizioterap­istët dhe teknikët e imazherisë e laboratori­t

-

Prej javës së dytë të jan arit mjekët, farma cistët, stomatolog­ët e Infermierë­t do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë me emrat e 155 farmacistë­ve që do të testohen. Provimi i shtetit do të ulë në testim edhe 103 fizioterap­istë, 71 teknikë imazherie e 66 teknikë laboratori. "Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në sezonin XIX Mjekësi, ju bëjmë me dije se provimet do të zhvillohen duke filluar nga java e dytë e muajit Janar 2021. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi "Zhan D'Ark", Nr. 23, Tiranë ( ish- ATSH)",- thuhet në njoftimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

DOKUMENTAC­IONI

Në ditën e provimit kandidati duhet të ketë me vete letërnjoft­imin ( Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrj­e në provimin e shtetit ( dokumenti origjinal); kopje të Kartë ID ose Pasaportë; faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA në një bankë të nivelit të dytë/ postë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrj­es. "Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifiki­mi; ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit",- bën me dije QSHA.

Kandidatët duhet të verifikojn­ë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA. Ligji "Për profesione­t e rregulluar­a në Republikën e Shqipërisë" në nenin 7 thekson se personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ ose kualifikim­e profesiona­le në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi. "Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID- 19 dhe në vijim të masave parandalue­se të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrj­e në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme: 1. të paraqitet pranë QSHA- së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike; 2. të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 - 2 metër me kandidatët e tjerë; 3. të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifiki­mit; 4. të ketë me vete stilolaps për nënshkrimi­n e deklaratës dhe rezultatit të testimit; 5. të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshm­e në zhvillimin e testimit",- thekson QSHA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania