Gazeta Shqiptare

80% e ulcerave të këmbëve shkaktohen nga sëmundjet e venave të gjakut

-

kanë një histori familjare për ulcerë të këmbëve.

Sa të rrezikshme janë këto ulcera?

Rreziku më i madh i ulcerës së këmbëve është predispozi­ta për t'u infektuar. Në momentin që ndodh ky infektim, pacienti mund të shfaqë shenja si përkeqësim të dhimbjes; ngjyrë jeshile, erë e keqe, drenim ( rrjedhje) nga ulcera; skuqje dhe ënjtje përreth ulcerës si dhe temperatur­ë të lartë.

Si bëhet diagnostik­imi sëmundjes?

Ka disa mënyra për të bërë diagnostik­imin e ulcerave të këmbëve. Një mënyrë është Echo Doppler venoz dhe arterial për vlerësimin e enëve të gjakut të këmbëve. Një formë tjetër diagnostik­imi është edhe skaneri me kontrast i gjymtyrëve të poshtme si dhe mund të verifikohe­t nëpërmjet analizave të tjera.

Cilat janë mënyrat e trajtimit të ulcerave të këmbëve?

Nëpërmjet trajtimit, ulcerat venoze të këmbëve në pjesën më të madhe të rasteve shërohen brenda 3 muajve. Trajtimi zakonisht përfshin: heqjen e indeve të vdekura ( debridimi i plagës); pastrimi i sipërfaqes; mbulimi i plagës me një bandazh jo ngjitës. Pasi ulcera të jetë mbuluar, mbi të vendoset bandazh kompresiv mbi sipërfaqen e ulcerës. Kjo gjë bëhet për të rritur qarkullimi­n e gjakut në drejtim të zemrës. Kompresion­i zakonisht bëhet në disa shtresa. Në fillim pacienti mund të ketë dhimbje dhe për të mposhtur atë mund të jepen ilaçe për dhimbjen. Dhimbjet zakonisht zvogëlohen duke u shëruar plaga dhe mund të zgjasin rreth 12 ditë. Këmba mbahet e ngritur dhe nëse kemi ngjyrosje blu të gishtave atëherë duhet liruar bandazhi.

Si mund të trajtohet një ulcerë e infektuar?

Një ulcerë e infektuar duhet të pastrohet dhe të mbulohet por nuk duhet përdorur bandazh kompresiv deri në momentin kur infeksioni është shëruar. Gjithashtu duhet të mbani këmbën lart sa herë që keni mundësi; duhet të merrni antibiotik. Antibiotik­ët nuk mund të shërojnë ulcerën, ata thjesht kontrolloj­në infeksioni­n dhe përdoren për një kohë të shkurtër.

A ka ndonjë mënyrë për të parandalua­r në kohë këtë sëmundje?

Nëse keni një ulcerë në këmbë ju keni një mundësi më të madhe për të pasur një ulcerë të dytë. Kjo mund të ndodhi brenda disa muajve. Veshja e bandazheve kompresiv ( çorape për varice) gjatë gjithë kohës ( përjashtua­r gjatë natë) ul rrezikun e rikthimit të tyre.

 ??  ?? Mjeku kardiokiru­rg Sabjan Memishaj
Mjeku kardiokiru­rg Sabjan Memishaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania