Gazeta Shqiptare

A e përshpejto­jnë dhimbjet e kokës plakjen e trurit

-

qenë një sëmundje që prek trurin, plakja e tij sipas mjekëve mund të vijë pikërisht nga sforcime të kësaj pjese të trupit. Sëmundjet që shkaktojnë plakje dhe harresë të trurit, thuhet se janë me të shpeshta tek personat e moshuar. Gjithsesi ky pohim prej disa vitesh nuk është krejtësish­t i vërtetë, pasi sëmundja po përhapet edhe në mosha më të reja duke filluar që në të 30 apo 40- at. Për këtë arsye ekspertët nga Universite­ti Uaterfalo në Ontario të Kanadasë, e zgjeruan studimin e tyre tek një problem që i prek të gjithë, dhimbja e kokës. Konkretish­t tek personat që vuajnë nga krizat të sëmundjes së migrenës prej vitesh. Të dhënat që ata mblodhën treguan se ka një lidhje mes dhimbjeve të forta e të vazhdueshm­e të kokës dhe plakjes së trurit. Në këtë studim u morën parasysh edhe gjendje të tjera të organizmit. Siç është presioni i lartë i gjakut, diabeti, ishemia apo problemet kardiovask­ulare. Të gjithë këta faktorë krahas sëmundjes së migrenës mund të ishin shkaqet konkrete të shfaqjes së dementias. Për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejti­mit të plakjes së trurit rreziku është 3- 4 herë më i lartë. Sipas studimit çdo person që vuante nga migrena në një periudhë të jetës zhvillonte në një fazë më të vonë edhe sëmundje të harresës siç është Alzhaimeri. Ndaj kujdesi ndër këta persona duhet të jetë edhe më i lartë për ta parandalua­r zhvillimin sëmundjes. Sipas mjekëve duke qenë se nuk ka ende një kurë përfundimt­are për këto sëmundje, parandalim­i i tyre është thelbësor. Si fillim kuptoni shkakun e dhimbjeve të vazhdueshm­e të kokës dhe mundohuni ta parandalon­i atë. Gjithashtu kujdesuni të keni një stil jetese të shëndetshë­m dhe shumë aktiv.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania