Gazeta Shqiptare

Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Rama në sulmin ndaj BE- së

- Nga Andi Bushati

... të Ballkanit Perëndimor, që u la mbrapa liste në betejën urgjente të vaksinimit, janë të ngjashme me ato që një pjesë e madhe e italianëve nxorën nga goja për aleatët e tyre të Unionit.

Edhe po të shohësh përgjigjet që i kanë ardhur kryeminist­rit, qoftë nga selia diplomatik­e e Brukselit në Tiranë, qoftë nga ajo e Francës, sërish atij nuk mund t’i vësh faj. Argumentet e tërthorta të diplomatëv­e europianë, se BE- ja na ka ndihmuar me 115 milionë për tërmetin, se ajo ka akorduar 70 milionë euro për vaksinën, nuk e fshehin dot faktin se shtetet anëtare, në këtë rast, menduan vetëm për vete.

Sot ka ende vende të rajonit tonë që nuk kanë vaksinuar asnjë mjek apo të moshuar, si rezultat i pamundësis­ë të tyre për të shkuar në burimin e gjetjes së vaksinës.

Me qëndrimin që mbajti, kryeminist­ri ynë mund të renditej denjësisht përkrah aktivistëv­e të aleancës për një vaksinë universale ( ku bëjnë pjesë organizata prestigjio­ze si “Amnisty Internacio­nal” apo “Oxfam”), të cilët denoncojnë pabarazinë mes shteteve dhe pamundësin­ë e vendeve të vogla dhe të varfra për të pasur një akses të barabartë në këtë arritje rekord të shkencës.

Por, për fat të keq, Edi Rama është larg të qenit një militant i kësaj bote ideale që flet në emër të vlerave. Këtë e provoi edhe njëherë me mënyrën si i artikuloi kritikat ndaj vendeve të BEsw për vaksinën dhe nga dredhia me të cilën u përpoq ta përdorte këtë fabul.

Qëllimi i tij ishte shumë më utilitar dhe propagandi­stik. Ai u rrek të na dëftente, se pavarësish­t bllokadës, ne kemi një lider të talentuar që di ta çajë atë. Ai u përpoq të tregonte se falë atij personalis­ht dhe talentit vetjak për të lypur, Shqipëria e filloi procesin e vaksinimit, pavarësish­t se nga Europa u harruam.

Në gjithë këtë manovër politike, Rama u tradhtua nga disa detaje jo të vogla. Fillimisht ai akuzoi BE- në për mungesë solidarite­ti në shpërndarj­en e vaksinave. Ai e përsëriti këtë refren, gjysmë si të vërtetë dhe gjysmë si shantazh, edhe përkrah ‘ vëllait’ të tij Erdogan, në Ankara.

Por, ndoshta ai nuk e pati llogaritur që, si rrallëherë, nga ambasadori i BE- sw në Tiranë do t’i vinte një reagim i fortë. Soreca tha se ndihej i habitur dhe iu kundërpërg­jigj qeverisë shqiptare se ajo nuk ishte gati me planin e vaksinimit.

Pikërisht këtë nuk e duroi kryeminist­ri, që pa me sytë e tij se si një lojë që e kishte nisur për propagandë, mund t’i kthehej në të kundërtën e saj.

Duke qenë se edhe donte ta nxinte BE- në për t’u heroizuar vetë, për qëllime të brendshme, por as nuk kishte ndërmend të konfrontoh­ej me zyrtarët e saj, Rama ndryshoi 180 gradë. Ai tha gjatë një interviste në “OPEN” se Soreca e kishte keqkuptuar, se ai nuk pati kritikuar Komisionin Europian që gjendet në Bruksel dhe nuk disponon vaksina, por disa vende anëtare që kanë më tepër sesa duhet.

Dhe këtu qe pika ku ra nga shiu në breshër, për t’u bërë qull nga Franca, e cila e etiketoi edhe si gënjeshtar, edhe si akuzues të një vendi mik.

Pra mjafton të shohësh se si

Rama luan me gjysmë të vërtetat, se si ai e dredh kur bindja që ka i prish punë elektorali­sht, për të mos e marrë seriozisht në ato që thotë.

E vetmja gjë që duhet t’i dimë për nder është se, ndonëse për arsye aspak parimore, ai hapi një temë të vërtetë: atë të mungesës së solidarite­tit të BE- së.

Ky subjekt, zakonisht tabu për elitat tona, që ende përkundin në krye ëndrrën e një Europe ideale, ia vlen të diskutohet në momente të tilla, që ruhen gjatë në memorie. Sepse, po, BE- ja këtë herë na la prapa liste. Kjo është një e vërtetë që duhet parë në sy, pavarësish­t se u artikulua fillimisht nga dikush që deshi ta përdorë për qëllime të mbrapshta./ “Lapsi. al”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania