Gazeta Shqiptare

Hallaçi mund të largohet nga Kukësi

Veriorët përgënjesh­trojnë lajmin Klubi projekton ndryshime

-

Pas largimit të Skënder Gegës, dukej se edhe aventurës së shkurtër të Rrahman Hallaçit po i vinte fundi. “Panorama Sport” mëson se ka pasur një mbledhje në të cilën presidenti nuk i ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve. Përveç tyre, duket se po mendohen edhe lëvizje në stafin drejtues. Klubi verilindor pa dyshim që po kalon një nga momentet më të vështira në Superiore, ku në 6 ndeshjet e fundit, ka pësuar plot 5 humbje. Zërat thonë se kandidati i mundshëm është Bledar Devolli. Trajneri gjirokastr­it për momentin drejton Drenicën në Kosovë. Ai është ende nën kontratë me ta dhe nuk ka asgjë konkrete, por duket se Gjici dëshiron t’ia besojë drejtimin e klubit dikujt me eksperienc­ë. Megjithatë, drejtuesit e Kukësit e mohojnë faktin që Hallaçi është drejt largimit. Nëpërmjet një komunikate në faqen e klubit në “Facebook” njoftohet se ish- kapiteni do të vazhdojë të jetë trajner i verilindor­ëve. Në njoftim thuhet: “Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin publik se lajmet e orëve të fundit në media, për shkarkimin e trajnerit Rrahman Hallaçi, janë të pavërteta. Hallaçi do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës dhe stafi teknik po punon për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit, duke siguruar të gjithë se ekipi do të kthehet te rezultatet pozitive shumë shpejt. Trajneri Hallaçi ka besimin e klubit dhe mbështetje­n e të gjithë futbollist­ëve në këtë moment të vështirë për skuadrën. Skuadra zhvillon sot stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Apolonisë nën urdhrat e trajnerit Hallaçi. Klubi kupton se emri i Kukësit shton klikimet dhe rrit shitjet e gazetave, por njëkohësis­ht kërkon nga mediat që të tregohen profesioni­stë dhe të mos publikojnë lajme të rreme. Klubi ka zyrën e shtypit ku mund të merret çdo informacio­n që keni nevojë. Para se të publikoni një lajm, jeni të lutur të siguroheni”. Me këtë njoftim, klubi hedh poshtë shkarkimin e trajnerit. Ndërkohë, drejtori sportiv Nderim Nexhipi ka thënë për “Supersport” se po punohet për disa afrime dhe do të prezantohe­n pas pak kohësh me Kukësin. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë, por diçka e dimë me siguri: Hallaçi do të vazhdojë të jetë trajner i Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania