Gazeta Shqiptare

Fati i mësimit në universite­te ngel në dorë të Komitetit të Ekspertëve

Kushi takim me rektorët: Po realizohet një sondazhi për ecurinë e mësimit "online" Ministrja e Arsimit: Kërkojmë mirëkuptim nga çdo IAL

-

Vendimmarr­ja mbi fa tin e mësimit në uni versitete i ngelet në dorë Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kjo është deklarata e bërë nga ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Evis Kushi gjatë takimit të zhvilluar me rektorët e universite­teve publike. Ajo u shpreh se i ka dëgjuar me shumë vëmendje ata mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa nënvizon se është njohur "nga afër edhe me përvojën e deritanish­me të secilit institucio­n rreth zhvillimit të mësimit "online". "Teksa u shpreha para rektorëve se MASR po ndjek nga afër edhe praktikat më të mira të vendeve më të zhvilluara, nënvizova, gjithashtu, se vlerësimi i situatës dinamike të pandemisë dhe vendimmarr­jet përkatëse i përkasin si përherë Komitetit të Ekspertëve. Në këtë kuadër, kërkova sërish shumë mirëkuptim e fleksibili­tet nga çdo institucio­n i arsimit të lartë, e mbi të gjitha garantimin e mësimdhëni­es sa më cilësore në kushtet e pazakonta që po kalojmë" - theksoi ndër të tjera në postimin e saj, në faqen zyrtare në Facebook ministrja Kushi.

SONDAZHI

Ministrja Kushi nënvizoi faktin se universite­tet po performojn­ë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik, për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, dhe cilëson se për të pasur një panoramë më të plotë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ( ASCAL) është duke përgatitur një sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit "online" për të gjitha universite­tet. "Sot i dëgjova me shumë vëmendje rektorët e universite­teve publike mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa u njoha nga afër edhe me përvojën e deritanish­me të secilit institucio­n rreth zhvillimit të mësimit "online". Për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, universite­tet po performojn­ë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik. Gjithsesi, për të pasur një panoramë më të plotë,

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (# ASCAL) është duke përgatitur një # sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit "online" për të gjitha universite­tet",- u shpreh ministrja e Arsimit.

Universite­tet po performojn­ë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik, për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, dhe cilëson se për të pasur një panoramë më të plotë, ASCAL është duke përgatitur

një sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit "online" për të gjitha universite­tet.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Evis Kushi gjatë takimit të zhvilluar me rektorët e universite­teve publike
Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Evis Kushi gjatë takimit të zhvilluar me rektorët e universite­teve publike
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania