Gazeta Shqiptare

Kurba e koronaviru­sit pëson rënie të ndjeshme, 292 raste të reja për 24 orë

Humbin jetën 4 persona, mes tyre edhe një 39- vjeçar

-

Kurba e koronaviru­sit në vendin tonë ka pë suar ulje gjatë 24 orëve të fundit. Përkatësis­ht janë regjistrua­r 292 raste të reja pozitive me sars cov 2 si dhe 4 humbje jete. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm me zbatimin e masave antiCOVID dhe ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamzë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Përrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastë­r, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastë­r, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë",bën me dije Ministria e Shëndetësi­së. Sakaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Plot 1281 persona kanë humbur jetën në luftën me COVID19 që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. "Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39- 66 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",- thuhet në njoftimin e MSH- së.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u është drejtuar qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania