Gazeta Shqiptare

Franca, flakë për flakë!

-

Nëse u fol për cinizëm dhe egoizëm, gjithçka ishte e adresuar për një rast konkret. Edhe ne qytetarët e Ballkanit Perëndimor kujtonim se ishim të rreshtuar me qytetarët e BE- së dhe ende kujtojmë.

Mbase ne padrejtësi­sht kemi kujtuar se një jetë njeriu vlen njësoj, si në BE apo në Ballkanin Perëndimor, edhe në çdo skutë të botës.

Kujtonim se po luftonim ndaj të njëjtit armik, pra ishim në një betejë të përbashkët, ku ne shqiptarët do të ishim të gatshëm të jepnim nga gjëja jonë për qytetarët e BE- së, gjë që nuk kemi munguar ta bëjmë. Jo vetëm në këtë rast, por edhe herë të tjera.

Historia është dëshmitare. Kur të bëhet thirrje për të shpëtuar jetë njerëzish jo vetëm në shtëpinë tënde, nuk ka vend të thuhet se në thirrje ka doza cinizmi apo egoizmi.

Cinizmi dhe egoizmi janë dukuri të të mëdhenjve, të atyre që kanë mundësi, dhe sidomos kur ato mundësi nuk i ndajnë me të tjerët.

Sa mirë do të ishte sikur në vend të notës, ambasada franceze të kishte dërguar qoftë edhe dy doza vaksine për të vaksinuar një infermier, që ne ta falënderon­im nga zemra për gjestin edhe pse do të ishin dy doza; dhe kjo sepse dy doza janë një jetë!

Ah sikur vendet e BE- së ta ndiejnë njerëzisht atë që foli kryeminist­ri ynë dhe të reagojnë për mirë! Kjo do të thoshte se BE- ja ndjen që na ka pjesë të sajën, edhe pse jo ligjërisht.

Nga qindra miliona dozat që po marrin dhe të ndajnë disa dhjetëra apo qindra mijëra. Për vendet e BE- së do të thoshte të shtynin një javë apo 10 ditë më tej periudhën e vaksinimit, por ne do ta ndienim shumë këtë veprim njerëzor.

Le të presim e shpresojmë të ndodhë ajo që nuk ndodhi. Sa më pak nota diplomatik­e dhe më shumë vaksina. Vaksinat flasin më shumë se notat diplomatik­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania