Gazeta Shqiptare

“’ Tirja’ i qeverisë i ka ditët të numëruara”, Basha: Shqiptarët do ta ndëshkojnë Ramën me votë

“Shqipëria, vendi me krizën ekonomike më të thellë në rajon”

- Valentina Madani

Lideri demokrat, Lulzim Basha, zhvilloi dje një takim online me drejtuesit e lartë të Bashkimit Europian, të cilin e njoftoi vetë përmes një komunikimi me mediat pak minuta pas deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama lidhur me qëndrimin e tij për BE. Basha gjatë u fokusua tek debati mbi vaksinat COVID19, transparen­cën mbi origjinën dhe koston e tyre si dhe në mënyrë të veçantë sasinë dhe kohën që ata do të vijnë në vendin tonë. Basha bëri të ditur se është në komunikim me autoritete­t e BE- së për këtë çështje kaq të rëndësishm­e. Kreu i PD- së fajësoi Ramën për krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi duke e cilësuar më të thellën në rajon. Ai u shpreh gjatë një prononcimi për gazetarët se ka falënderua­r BE- në për ndihmën që i ka ofruar Shqipërisë në këtë kohë krizë. Për këtë të fundit, kreu i opozitës bëri fajtor kryeminist­rin Edi Rama. “Sapo kam patur një komunikim në Zoom me disa prej përfaqësue­sve më të lartë të BE- së, përfshirë dhe Komisioner­in e Zgjerimit Varhelyi, kryetarin e Komisionit të Jashtëm në PE, David McCalliste­r, drejtues të tjerë të KE- së, dhe PE- së, ku kam folur për ndihmën e madhe që BE i ka ofruar Shqipërisë. Një gjë është e qartë si drita e diellit, për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë, krahasuar me vendet e rajonit. Në 8 vite Edi Rama ka rritur taksat duke u marrë shqiptarëv­e 3 mld euro. 97% e shqiptarëv­e paguajnë më shumë taksa se më parë. Numri i shqiptarëv­e që kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon. Ndihma ekonomike që qeveria shqiptarë ka dhënë është më i ulëti në botë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria

DEKLARATA

“Lajmi i mirë është që ditët e kësaj qeverie janë të numëruara. ‘ Tirja’ i qeverisë, që iu ka marrë paratë shqiptarëv­e, biznesit shqiptar, në vend t’i kthejë në shërbime e investime ia ka dhënë një grushti klientësh, nuk mund të fshihet dhe as të fshehë dështimin e vet duke fajësuar BE. Është koha për ndryshim, për të larguar këtë qeveri dhe këtë kryeminist­ër të papërgjegj­shëm”,- deklaroi Basha.

është vendi me krizën më të thellë në rajon. Ky është realiteti dhe nuk mund të fshihet”, - informoi Basha.

AKUZA

Kreu i opozitës Lulzim Basha nuk la pas as ironitë teksa e krahasoi kreun e qeverisë me Tiren, sanitaren e spitalit Covid 2. Ai u shpreh se qeveria i ka ditët e numëruara. “Lajmi i mirë është që ditët e kësaj qeverie janë të numëruara. “Tirja” i qeverisë që u ka marrë para shqiptarëv­e, ku 97% e shqiptarëv­e paguajnë më shumë taksa dhe ua ka dhënë një grushti klientësh nuk mundet më të fshehë dështimin e tij, duke fajësuar këdo edhe BE”, - theksoi kreu demokrat. Basha bëri të qartë se opozita ka një plan konkret ekonomik dhe se më 25 prill nis rruga e ndryshimit. Përplasjen e kryeminist­rit Rama me vendet e Bashkimit Europian, sa i përket shpërndarj­es së vaksinës, Lulzim Basha e sheh si tentativë të Edi

Ramës për të mbuluar dështimet e kreut të qeverisë. “Nuk mundet më të fshihet dhe as të fshehë dështimin e tij duke fajësuar këdo, përfshirë së fundmi edhe Bashkimin Europian”, - deklaroi z. Basha. Ndryshe nga kryeminist­ri Rama, kreu i opozitës shprehet se vendeve mike u njeh jo pak merita për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë.

MANDATI

Teksa Edi Rama mandatin e tretë e kërkon jo vetëm për premtimet e mbajtura, por edhe reformat e papërfundu­ara, Lulzim Basha e akuzoi për dështime në 8 vite qeverisje. “Një gjë është e qartë si drita e diellit. Për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit”, - deklaroi z. Basha. Aritmetikë­n e shifrave e ka të ndryshme nga ajo e kundërshta­rit të tij politik, i cili foli për 225 mijë vende punë në

dy mandate qeverisje. “Numri i shqiptarëv­e që kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon dhe ndihma ekonomike që qeveria e Edi Ramës që i ka dhënë shqiptarëv­e, është më e ulëta në botë. Në 8 vite, Edi Rama i ka rritur taksat duke iu marrë shqiptarëv­e 3 miliardë euro më shumë. 97% e shqiptarëv­e, paguajnë sot më shumë taksa se 8 vite më parë. 40% pothuajse e të ardhurave të biznesit shkon kosto e taksave të rritura të Ramës”, - tha Basha. Sipas kreut të opozitës është koha për të larguar qeverinë dhe se për rimëkëmbje­n e vendit, Partia Demokratik­e ka gati planin e saj ekonomik, që synon hapjen e vendeve të reja të punës dhe uljen e taksave. “Është koha për ndryshim. Ne, një plan për ringjallje­n e ekonomisë. Bashkë me BE, do të ringremë sipërmarrj­en shqiptare. Ka shpresë, ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e rritjes dhe zhvillimit”, - tha Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania