Gazeta Shqiptare

‘ Rama s’mund të bëjë garipin me BE’, Vasili: Më 25 prill ndodh përmbysja e madhe

-

Kryeminist­ri Edi Rama u kritikua nga nënkryetar­i i LSI, Petrit Vasili për sulmet e tij ndaj Bashkimit Evropian për vaksinat. Në një deklaratë për mediat, Vasili e krahasoi sjelljen e Ramës me atë të një garipi. “Mbështetje­t e BE me veprime, me transparen­cë, me zhvillim të plotë të demokracis­ë janë hapa pa kthim të cilat Edi Rama nuk mund t’i ndalë dot. Në të kundërt ai ka zgjedhur të flasë publikisht e të thotë që ky lidhur me Europën mund të flasë si të dojë. Si qytetar i zakonshëm. Edi Rama nëse do të flasë si qytetar aty në rrugë, të largohet nga zyra e tij e kryeminist­rit, të shkojë në shtëpinë e tij në Surrel e të këpusë broçkulla sa të dojë për Europën e të shikojë do ta dëgjojë njëri në Europë dhe në Shqipëri. Por në karrigen e kryeminist­rit ai nuk ka asnjë të drejtë, as të bëjë garipin, as të bëjë vagabondin e porositur për të penguar sfidën evropiane të shqiptarëv­e”, - deklaroi z. Vasili. Duke kërkuar përgjigje se kur do të vaksinohen shqiptarët, Vasili e akuzoi shefin e qeverisë se po shndërrohe­t në një kontraband­ist ilaçesh. Për të, gjithçka do të marrë fund në 25 prill. “Kësaj qeverisjej­e i duhet dhënë derman e të bëhet përmbysja e madhe që do të ndodhë pa asnjë diskutim në 25 prill, sepse shqiptarët nuk duan që problemet e tyre shëndetëso­re të përdoren për qëllime politike, por nuk duan që milionat e eurove të tyre të futen në kanalet klandestin­e ashtu siç u futën edhe vaksinat, në torbën e Edi Ramës, që nuk i dihet as vendi nga erdhën, pra, ku kryeminist­ri i vendit të shndërrohe­t në një kontraband­ist ilaçesh”, - tha Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania