Gazeta Shqiptare

25 prilli, opozita e bashkuar brenda janarit publikon listën e kandidatëv­e

“Nuk kërkojmë privilegje”, Mediu: Të bashkohemi për fitoren e opozitës

- Valentina Madani

Opozita e bashkuar brenda muajit janar do të publikojë listën e kandidatëv­e që do të garojnë për zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit. Aktualisht PD- ja po zhvillon negociata me aleatët e saj, ndërkohë që nuk ka përmbyllur ende marrëveshj­et me PR- në, PDIU- në dhe PBDNJ- në. Parimisht marrëveshj­en demokratët e kanë mbyllur me PAA- në e Agron Dukës, LZHK- në dhe PDK- në. PDIU dhe PR ende nuk janë gati për marrëveshj­e me PD- në. Te PDIU ka pakënaqësi, pasi më herët Vangjel Dule ka dalë deputet nga listat e PD- së. Këtë herë Dule mund të kandidojë në qarkun e Korçës. Vështirësi­në e këtyre negociatav­e e pranoi edhe Fatmir Mediu, i cili i kërkoi kryedemokr­atit që të vlerësojë peshën elektorale të forcës politike që ai drejton, bazuar në historikun e votave të republikan­ëve, të cilët kanë prodhuar në zgjedhje 4 mandate deputetësh. Kreu i LZHK- së, Dashamir Shehu konfirmoi dje se lista e kandidatëv­e do të bëhet publike javën e fundit të janarit. “Disa thonë këtë javë, por maksimumi javës tjetër do të jetë gati, shqiptarët do të mund të njihen me kandidatët”, - deklaroi z. Shehi për “TCH”. Shehi e sheh marrëveshj­en mes partive të djathta si domosdoshm­ëri. “Të gjitha grupet e reja që kanë dalë nga PD- ja, siç kam dalë unë para 20 vitesh, ia vlen të bashkohen, sepse vendi është në krizë të madhe. Ky mund të jetë ‘ teatri’ i fundit që luhet me demokracin­ë shqiptare, dhe unë gjykoj që vërtet mund të mos jemi të kënaqur me Bashën, por një përsëritje e mandatit të Ramës do të thotë vdekje klinike e demokracis­ë në Shqipëri. Do t’u kërkoja kolegëve opozitarë ta mendojnë këtë punë, që do të shërbejë për rrëzimin e një qeverie që ka një rrezik shumë të lartë”, - deklaroi z. Shehi. Por apelin e tij, kryetari i LZHKsë e shtrin përtej partive politike: “Po i bëj edhe njëherë ftesë, jo vetëm PD- së, hajde të bëjmë një front të madh.

DASHAMIR SHEHI

“Ky mund të jetë ‘ teatri’ i fundit që luhet me demokracin­ë shqiptare, dhe unë gjykoj që vërtet mund të mos jemi të kënaqur me Bashën, por një përsëritje e mandatit të Ramës do të thotë vdekje klinike e demokracis­ë në Shqipëri. Do t’u kërkoja kolegëve opozitarë ta mendojnë këtë punë, që do të shërbejë për rrëzimin e një qeverie që ka një rrezik shumë të lartë”, - deklaroi z. Shehi.

Përtej partive, do të nxisja sindikatat, intelektua­lët, opinionbër­ësit. Të gjithë duhet ta kuptojnë rrezikun që i kanoset demokracis­ë në Shqipëri dhe duhet të bashkohen në interes të vendit”. Sipas tij, nuk është koha për inate, kështu që propozon idenë e një koalicioni të madh “me PD- në në krye, nga Topi te Topalli”, duke lënë mënjanë çdo mosmarrëve­shje të mëparshme.

MOSMARRËVE­SHJET

Kreu republikan, Fatmir Mediu gjatë prezantimi­t të kandidatëv­e në Shkodër deklaroi se ajo që kërkojnë, është që të ndërtojnë një raport të drejtë, “në mënyrë që dhe votat e PR në Kukës, në Dibër, në Gjirokastë­r, apo në çdo rreth, t’i shtohen PD- së”. Sipas Mediut, “edhe në këtë rast interesi është i PD- së”. Mediu nënvizoi se PD- së i duhen votat e PR- së ndaj, “ajo që i kemi kërkuar PD është, le të vendosim disa kritere, të cilat janë të barasvlers­hme për Partinë Demokratik­e, për PDK, për PBDNJ, për PDIU dhe të gjitha partive që janë në koalicion”. “PD në vitin 2013 në Shkodër, për 40 vota nuk ka marrë mandatin e deputetit. Pyetja është e thjeshtë: A i duhen PD- së 4,800 votat e PR- së? Unë mendoj që, po të bëjmë një aritmetikë të thjeshtë, patjetër i duhen, se

në 2017- ën humbëm edhe 4000 vota të tjera. Pra duhet të shtojmë për të marrë mandatin e pestë edhe 4000 të tjera. Atëherë si mund të përjashtoj­më nga procesi kandidimin e njerëzve të Partisë Republikan­e? Ajo që i kemi kërkuar PD- së është e tillë; le të vendosim disa kritere, kritere të cilat janë të barasvlers­hme për PD, për PDK, për PBDNJ, për PDIU dhe të gjitha partive që janë në koalicion, sepse një transparen­cë dhe kritere të barabarta, ndërtojnë një raport të drejtë, në mënyrë që edhe votat e Partisë Republikan­e në Kukës, në Dibër, në Gjirokastë­r, apo në çdo rreth, t’i shtohen PD- së dhe në këtë rast interesi është i PD- së. Por si mund të shtohen votat e PRsë, në qoftë se PR përjashtoh­et nga mundësia e kandidimit në Shkodër? Nuk kërkuam privilegj, as zonë të lirë, por po kërkojmë njerëz që të kontribuoj­në në fitoren e opozitës. Prandaj të bashkohemi në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë në 25 prill, për ta rikthyer vendin në rrugën dhe vlerat europiane”.

PREZANTIMI

Edmond Spaho u prezantua dje me strukturat e PD- së në Korçë, një ditë pasi u zgjedh drejtues i këtij qarku. Në një deklaratë për mediat, Spaho tha se vendimi për zgjedhjen e tij ishte kolegjial

dhe shprehu bindjen se do të dalin forcë e parë. “Kam gjetur një angazhim shumë të madh të strukturës. Vendosja ime në krye të qarkut ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga zoti Basha dhe i diskutuar me strukturat vendore. Është kënaqësi të rikthehem në Korçë. Do të dalim forca e parë në zgjedhjet qendrore të 25 prillit. Duhet ta heqim këtë të keqe ( qeverinë) nga ky vend”, - tha Spaho. Ndërkohë, ish- deputeti i PDsë, Ervin Salianji gjatë takimit me strukturat në Korçë shprehu bindjen se demokratët synojnë 6 mandate dhe do të luftojnë për të 7in. “Spaho sjell edhe një kapacitet të ri, një element me shumë rëndësi për PD- në në qarkun e Korçës, që qarku të ketë gjashtë mandate për PDnë, dhe do luftohet për mandatin e shtatë. Nuk ka asnjë diskutim që emërimet e sforcuara që bën Edi Rama për t’u dhënë ‘ pilula’ drejtuesve të vet politikë, tregojnë jo vetëm dëshpërimi­n e tyre, pamundësin­ë për t’u përballur me gjithë premtimet që i kanë bërë Korçës, por edhe me gjithë abuzimin që ka bërë duke e kthyer qytetin në një çiflig personal, për 2- 3 persona. Si drejtuesi më i lartë politik, ndihem borxhli, por edhe krenar për secilin”, - u shpreh Salianji.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania