Gazeta Shqiptare

“Bëja maska dhe pastroja gjatë pandemisë”, si u përpoq bosi shqiptar i drogës, Dritan Rexhepaj të dilte nga burgu në Ekuador

40- vjeçari vlonjat akuzohet se urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës Më 23 dhjetor, gjykata refuzoi kërkesën për lirim me kusht të të kërkuarit në 3 vende europiane

-

Mediat në Ekuador i kanë kushtuar një artikull të gjatë Dritan Rexhepit, 40- vjeçarit vlonjat, i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, i cili u bë i njohur në vend, kur u zbulua lidhja që kishte me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderue­shme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit. Ky i fundit në shenjë presioni urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jan Prenga dhe organizato­rët nga 3 grupe kriminale e dhunuan aq keq atë sa dyshohet se i kanë marrë jetën. Trupi i tij edhe sot nuk është gjetur. Por pavarësish­t kësaj, mediat në Ekuador shkruajnë se në fund të vitit të kaluar atij ju refuzua kërkesa për tu liruar me kusht.

SHKRIMI NË MEDIAN E EKUADORIT

Më 23 dhjetor, gjykata refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të Dritan Rexhepit, njeriu që kërkohet nga tre vende evropiane për krime të ndryshme. Dritani po vuan një dënim për trafik droge në burgun Latacunga, 110 kilometra nga Quito në Ekuador.

Ai u arrestua më 27 qershor 2014, në Guayaquil, në një operacion të quajtur Balcanes. Pasi u arrestua u zbulua edhe fakti që ai kishte tre identitete. Rezulton të jetë regjistrua­r me emrat Ioannis Dionysopou­los ( emri grek) dhe me Lulezim Murataj ( emri shqiptar). Por pas hetimeve, u përcaktua se kombësia e tij ishte shqiptare dhe emri i tij i vërtetë ishte Dritan Rexhepi. Ai u dënua me 13 vjet burg për trafik droge më 10 Prill 2015.

Rexhepi u burgos në Guayaquil, por që nga viti 2017 u transferua në burgun Latacunga.

Në vitin 2020 kishte informacio­ne të reja për Rexhepin. Europol zbuloi se një 40vjeçar shqiptar përdorte mjete të sofistikua­ra të koduara për të drejtuar një organizatë të trafikut të drogës nga Ekuadori. Ai nuk e përmendi emrin e tij, por shtypi shqiptar raportoi se ai ishte Rexhepi. Sipas Zyrës së Policisë Evropiane, shqiptari negocioi drejtpërdr­ejt me kartelet e drogës në

Amerikën e Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunë­torëve të vendosur në Itali, Holandë dhe Shqipëri planifikoi shpërndarj­en e drogës në gjithë Europën.

Por në kohën që po finalizohe­j ky operacion ndërkombët­ar dhe, kur u bë publik, Rexhepi kishte filluar procedurat për të marrë lirinë me kusht në Ekuador dhe pothuajse do ia kishte dalë me sukses nëse nuk do të ishin kërkesat për ekstradim.

Dosja, të cilës komisioni i referohet u prezantua nga mbrojtja e Rexhepit dhe madje edhe nga avokati i burgut. Sipas kësaj dosjeje, shqiptari ishte privuar nga liria për gjashtë vjet, dy muaj e dymbëdhjet­ë ditë në kohën kur filloi procedurat për të dalë nga burgu. Me fjalë të tjera, ai kishte kryer 48.3% të dënimit dhe mbrojtja kërkoi lirimin me kusht për shkak edhe të sjelljes së tij të mirë. Rexhepi ka tre arratisje në regjistrin e tij: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri; në 2011,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania