Gazeta Shqiptare

Po bënte vrap në zonën e liqenit të Farkës, plagoset me thikë në bark Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së KPA

Një vit më parë, ndërtuesi Mulaj u kallëzua për një skemë mashtrimi Policia fshehu ngjarjen e ndodhur 8 ditë më parë, biznesmeni nuk bashkëpuno­n për gjetjen e autorit

-

Një biznesmen dhe ndër tues pallatesh është plagosur me thikë në Tiranë. Bëhet fjalë për Admir Mulajn, vëllain e gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, i cili është sulmuar nga persona ende të paidentifi­kuar. Ngjarja ka ndodhur më 12 janar në zonën e Liqenit të Farkës, ndërkohë që Mulaj ishte duke bërë vrap pranë një prone të tij. Mësohet se agresori e ka qëlluar Mulajn me thikë në pjesën e barkut, dhe më pas është larguar me shpejtësi. Autori i ngjarjes nuk është identifiku­ar dhe Admir Mulaj nuk ka bashkëpunu­ar me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës. Ndërkohë, burime për Dosja. al bëjnë me dije se Mulaj kishte dalë pranë liqenit në Farkë për të parë një pronë të tijën, por dy persona i kanë prerë rrugën dhe fillimisht e kanë rrahur ndërsa më pas, njëri prej tyre e ka qëlluar me thikë. Ai është dërguar nga kalimtarë të rastit në spital, dhe më pas, efektivë të komisariat­it nr. 1 të policisë në Tiranë e kanë marrë në pyetje. Mulaj nuk ka sqaruar efektivët se kush ishin agresorët duke deklaruar se nuk i njihte personat, me të cilët ishte konfliktua­r. Biznesmeni ka thënë se ai ishte për vrap në zonën e Farkës e se pranë tij po vraponte një person që nuk e kishte parë më parë. Më tej, ai ka pohuar se janë përplasur fizikisht e se agresori ka nxjerrë një thikë të vogël që kishte në xhep dhe më pas e ka gërvishtur pak në bark. Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së KPA- së, Natasha Malajt nuk është emër i panjohur për autoritete­t shqiptare. Biznesmeni, një vit më parë është kallëzuar për një skemë mashtrimi nga një tjetër biznesmen. Mulaj është denoncuar si përfshirë në një skemë mashtrimi, nga biznesmeni nga Vlora, Eduard Dauti, i cili pretendont­e se ka paguar shumën prej 241 mijë e 600 euro, por nuk e ka marrë apartament­in. Edhe vetë ndërtuesi Mulaj ka paditur në prokurori biznesmeni­n nga Vlora për akuzën e “mashtrimit”. Admir Mulaj është pronar me aksione të plota i kompanisë së ndërtimit “Constructi­on Management Allience- Albania”, që ka ndërtuar një pallat në ishzonës së bllokut në Tiranë.

KUSH ËSHTË ADMIR MULAJ

Në një postim në profilin e tij të ‘ Facebook’, biznesmeni Admir Mulaj jep një përshkrim të arsimimit dhe karrierës së tij.

“Admir Mulaj, lindur dhe edukuar në Tropojë regjistroh­et në shkollën Harry Fultz me një dëftesë ku as në semestrat e ndërmjetëm nuk figuronte note tjetër përveç notës 10.

Në Harry Fultz, pavarësish­t se punonte privat, ( nga pastrues rrugësh, lavazh dhe shofer kamioni) mbaron shkollën me mesatare 9,6. Gjatë kësaj kohe e shohim në këtë foto bashkë me Agron Balën duke dërguar ndihma vëllezërve kosovarë ku interesant­e ishte momenti më i

DENONCIMI PËR MASHTRIM

Admir Mulaj njihet si ndërtues pallatesh në Tiranë, ndërsa në dhjetor të 2020, u denoncua për mashtrim nga biznesmeni vlonjat, Eduart Dauti, pasi ky i fundit e akuzon vëllain e gjyqtares për mashtrim në vlerën e 241 mijë e 600 eurove. Dauti pretendon se i ka dhënë paratë, por nuk ka marrë apartament­in. Mulaj është pronari me 100% të aksioneve në kompaninë “Constructi­on Management Allience- Albania”, dhe ka ndërtuar një pallat në ish- zonën e Bllokut në Tiranë.

DËSHMIA E BIZNESMENI­T

Biznesmeni Admir Mulaj kishte dalë pranë liqenit në Farkë për të parë një pronë të tijën, por dy persona i kanë prerë rrugën dhe fillimisht e kanë rrahur ndërsa më pas, njëri prej tyre e ka qëlluar me thikë. Ai është dërguar nga kalimtarë të rastit në spital, dhe më pas, efektivë të komisariat­it nr. 1 të policisë në Tiranë e kanë marrë në pyetje. Biznesmeni ka thënë se ai ishte për vrap në zonën e Farkës e se pranë tij po vraponte një person që nuk e kishte parë më parë. Më tej, ai ka pohuar se janë përplasur fizikisht e se agresori ka nxjerrë një thikë të vogël që kishte në xhep dhe më pas e ka gërvishtur pak në bark.

papërshtat­shëm për të vajtur në një territor ku mbizotëron­te armëmbajtj­a pa leje.

Në Itali është ndër shqiptaret e paktë të grumbullua­r nga RAI për dallimin e tij në mbarimin e studimeve universita­re në Pisa me sukses dhe me mesatare të lartë ( mbi 9,7). Gjatë kohës së studimeve

ka punuar po si punëtor ndërtimi, pune ngarkim shkarkimi, shofer kamioni dhe pas vitit të tretë edhe si mësues fizike pranë një gjimnazi në Luca. Kthehet në Tiranë dhe aktualisht është asistent profesor pranë Fakultetit Ekonomik part- time, dhe gjatë kohës që merret me bi

znes është edhe bashkëthem­elues i Universite­tit Ndërkombët­ar të Tiranës, institucio­n i cili dallon për aktivizimi­n e të rinjve, dhënies së mundësisë për të studiuar duke akorduar bursa, ndihmës që jep në punësimin e tyre pas diplomimit”, shkruan vetë biznesmeni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania