Gazeta Shqiptare

I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID, Tire Alldervish­i kërkon lirinë në Apel: Jam prekur nga pandemia, rrezikoj të infektoj të tjerët

-

TIRANË – Pas disa ditësh qëndrimi në qeli, sanitarja e spitalit COVID- 2, Tire Alldervish­i, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit që të lirohet nga masa e “arrest me burg” për shkak se është e infektuar nga pandemia e koronaviru­sit. Alldervish­i pretendon se ka qenë edhe vetë e shtruar në spital për shkak se ishte e infektuar, por ende nuk është negativizu­ar dhe për këtë arsye përbën rrezik për të infektuar të tjerë në qelitë e paraburgim­it. “Unë kam qenë vetë e infektuar me COVID- 19 dhe isha shtruar në spital. Por ende nuk jam negativizu­ar. Kështu jam rrezik për të infektuar të tjerët në qelitë e paraburgim­it,”- shkruan ajo në kërkesën e saj. Duke nxjerrë për herë të parë edhe një alibi, të cilën nuk e ka përmendur në seancën e parë gjyqësore ku edhe iu caktua masa e sigurisë. Një tjetër argument i përdorur nga mbrojtja e Alldërvish­it është edhe regjistrim­i i saj nga emisioni investigat­iv, e sipas tyre ato filmime të përdorura për procedimin penal janë të jashtëligj­shme.

Për këtë çështje, prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim dhe ka sekuestrua­r regjistrat e hyrje daljeve në COVID- 2, pamjet filmike dhe ka marrë në pyetje disa nga personat që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Pak ditë më parë, Alldërvish­i u denoncua nga vajza e një pacienteje që ndërroi jetë në COVID- 2, për të cilën Tirja kishte kërkuar para në ditë të ndryshme në afro 8 milionë lekë, me argumentin se kujdesej për shëndetin e nënës së saj. Ndërsa në përgjimet telefonikë Tirja i drejtohej vajzës duke i thënë “mund të gjesh edhe dikë që të shërben më lirë, s’më mbetet hatri”. Pas zbulimit të mashtrimit, Alldervish­i ra në pranga, ndërkohë që tashmë bijon hetimi pasi dyshohet se fshihen të tjerë persona pas sanitares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania