Gazeta Shqiptare

U zbulua se njerku abuzoi me 12- vjeçaren, nëna e të miturës: Vajza më thoshte ‘ ikim nga shtëpia’, unë nuk e dija

Eglantina Xhaferri nxjerr incizimet ku burri pranon përdhunimi­n

-

TIRANË

- Eglantina Xhaferri nëna e një vajze 12- vjeçare që ka denoncuar njerkun e saj në polici, se ka abuzuar seksualish­t me të, ka rrëfyer në “Shqipëria live” se bashkëshor­ti i saj ushtronte dhunë fizike ndaj saj prej dy vitesh. “Ka ushtruar dhunë fizike tërë kohën. Kam akoma një shenjë. Më ka futur një çelësin e makinës në shpatull. Më vinte turp të thosha që më dhunon burri dhe në punë mezi shkoja”.

Ndër të tjera ajo tregon

DHUNA NDAJ GRUAS

Gjatë intervistë­s për emisionin “Shqipëria Live”, Eglantina zbuloi se bashkëshor­ti ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshm­e ndaj saj dhe fëmijëve. Ajo tregon se kur mori vesh se çfarë i ka bërë vajzës së saj, ajo i ka kërkuar që të largohet, por ai ka bërë sikur do të vrasë veten. “Ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj meje gjatë gjithë kohës. Ti bëre gabim dhe unë veprova kështu, më thoshte. E kam ende shenjën e këmbës. Më ka futur çelësin e makinës në shpatull”, tha Tina.

një nga rastet e dhunës ndaj saj: “Në 27 dhjetor, kthehem në shtëpi pas një rasti vdekjeje dhe më kishte mbyllur dyert. U futa nga dritarja, pasi ma hapi vajza. Më kapi më qëlloi

në stomak. I qëlloi vajzës me pëllëmba. Aty hyn djali i vogël. Vajza më thoshte hajde ikim, se nuk dua të jetoj më me këtë person…”

Abuzimin që Eltoni ushtronte ndaj vajzës, Eglantina e kuptoi më vonë: “Vajza kishte disa shenja. Më thoshte hajde ikim, por unë nuk e dija çfarë po përjetonte vajza”. Eglantina tregon se Eltoni ka tentuar të vrasë veten, por më vonë kuptoi se këtë e bërë vetëm për ta shantazhua­r. “Në 1 janar më thoshte ç’do të bëjmë, i thashë nuk mundem më, dua të ndahem. Pastaj pamë që po përpiqej të varte veten. Por, tani e kuptoj që ishte një intrigë që unë ta falja. Edhe një herë tjetër, pasi pranoi që kishte abuzuar me vajzën mori thikën të vriste veten, por unë i thashë jo, nuk të dua të vdekur, ik largohu”.

INCIZIMI

Eglantina Xhaferri ka publikuar në emision, gjithashtu, disa inçizime, ku dëgjohet biseda që ka bërë me bashkëshor­tin e saj, Elidon Xhaferri, i cili ka pranuar se ka përdhunuar vajzën e mitur.

Eglantina: Bëre ç’bëre për dy vjet, një ditë nuk e kuptove se nuk isha unë, ishte Sonila? Më thuaj, një ditë nuk e kuptove se ishte vajza?

Elidoni: Të lutem, më dhemb shpirti.

Eglantina: Si të dhemb shpirti? Dy vjet rresht, vije e kapje vajzën

Elidoni: Faleminder­it për të gjitha.

Eglantina: Si faleminder­it për të gjitha? Si kapje dy brinjë të fëmijës, vetëm kaq dua të di. Elidoni: Çfarë po bën? Eglantina: Asgjë nuk po të bëj, vetëm fol.

Elidoni: Nesër do të iki. Eglantina: Merr rrobat, merr lekët, mua dua të më lësh të qetë. Nuk toleroj më. E pranove. Dil nga jeta ime. E pranove, e pranoi. Nuk e besoja, prita prita. Të thashë a ke ndonjë gjë për të thënë. Nuk e di si e bëre e çfarë ndjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania