Gazeta Shqiptare

Vrasja e Hekuran Billës, dy kampionet e ADN- së të gjetura në makinë mund të “fundosin” dajë e nip

-

TIRANË

- Zbulohen detaje të reja nga hetimet për ekzekutimi­n e Hekuran Billës, në maj të 2020 në zonën e Komunës së Parisit, krim për të cilin janë të dyshuar Viktor Marku e nipi i tij Sebastjan Mali. Në automjetin Nissan Micra që mori me qira i dyshuari Mali janë gjetur 3 fije floku nga ku janë përfituar dy kampione ADN. Me vendim prokurorie kampionet do të krahasohen me kampionet e dy të dyshuarve.

Burime nga prokuroria thanë se nëse do të konstatohe­t përputhshm­ëri, atëherë rezultati do të jetë një provë e pakundërsh­tueshme fajësie për të dyshuarit, dajë e nip, të cilët sipas prokuroris­ë organizuan dhe ekzekutuan

Billën për motive hakmarrje, përderisa ai kishte vrarë në 2006 në Britaninë e Madhe, të afërmin e tyre Prel Marku, 22 vjeç. Viktor Marku e nipi i tij Mali u arrestuan pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si të dyshuarit kryesorë për krimin. Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e Adjola Lakrës, e cila dyshohet se u përdor për të nxjerrë në pritë ish- të dënuarin, Hekuran Billa. Aktualisht prokuroria është duke analizuar edhe të dhënat e siguruara nga kompanitë celulare, për të konfirmuar përmes qelizave të celularëve nëse të dyshuarit janë gjendur në vendin e ngjarjes. Hetimet për këtë ngjarje pritet të mbyllen në mars të 2021 kur do të vendoset për fatin e të dyshuarve.

Hekuran Billa ekzekutua në maj të vitit të kaluar vetëm pak kohë pasi ishte liruar me kusht nga gjykata e Krunës. Ai ishte ekstraduar nga Britania e Madhe për vrasjen e Prel Markut dhe po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë- Krujë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania