Gazeta Shqiptare

Aksidenti tragjik i familjes kosovare në Rubik, e mbijetuara Violeta “fut në sherr” familjarët për kujdestari­në e saj

Vajza e Blerimit: Është gjaku im, dua ta marr, njerëzit e të ëmës s’na lënë

-

Violeta Avdiaj, e vogla që mbijetoi në aksi dentin tragjik në Rubik ku humbi prindërit dhe vëllain, nuk di se në duart e kujt do ta kalojë jetën e saj. Në një prononcim për “Shqipëria live”, motra e Blerim Avdiajt që vdiq në aksident dhe Zhaneta, vajza që Blerimi ka pasur me gruan e parë, u shprehën se duan ta marrin të voglën në Zvicër dhe ta kenë ato në kujdestari. Por, siç treguan vajzat, kanë hasur në kundërshti­në e familjarëv­e të vajzës, nga ana e të ëmës që vdiq në aksident, Anjeza. “Ne duam ta marrim motrën tonë në Zvicër, është gjaku jonë. Por, kemi frikë, sepse nuk i njohim të afërmit e Anjezës. Ne jetojmë në Zvicër dhe nuk kemi pasur kontakte me ta,”– thotë Argentina Avdiaj. Kjo e fundit tregoi se udhëtimi është bërë për të marrë Klejdin, djalin që Anjeza kishte me burrin e saj të parë, por që fatkeqësis­ht u shuan të dy në aksident.

“Shkuan të marrin Klejdin, kishin bërë dokumentet, ishte djali që Anjeza kishte me burrin e saj të parë. Si familje kemi shkuar gjithmonë shumë mirë, nuk kemi pasur asnjë problem, ishim shumë të lumtur,”tha Argentina, duke shtuar se janë ende në shok, pasi Blerimi ishte gjithmonë një person i kujdesshëm në timon dhe jepte jetën për familjen e tij. “Ai jepte jetën për familjen e tij, ka qenë gjithmonë i kujdesshëm. Kishte plane, t’u paguante shkollat fëmijëve dhe t’u jepte drejtim në jetë. Ne s’kemi pasur mundësi të shohim Violetën, nuk na lënë njerëzit e Anjezës. E duam shumë,”– shtoi më tej Arbengina. “Ne e duam, jemi vetëm ne tani, kemi humbur gjithçka, prindërit dhe duam që fëmijët të jemi bashkë, është gjaku ynë. Nuk ka shans që të shkojmë ta takojmë, nuk është ende mirë. Ka bërë operacione dhe s’është kuruar mjaftueshë­m,”– shtoi Zhaneta. Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 14 janarit kur Blerimi, Anjeza, Kleidi, Medina dhe Violeta udhëtonin në Rubik, në drejtim të Tiranës, nga ku do të niseshin për në Zvicër. Përplasja me një kamion bënë që katër prej tyre të humbnin jetën dhe të mbijetonte vetëm Violeta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania