Gazeta Shqiptare

Panik në Lezhë, banorët alarmohen pas dy shpërthime­ve dhe ‘ ngrenë në këmbë’ policinë: U trondit e gjithë zona!

-

LEZHË– Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën dhe Shëngjinin mbrëmjen e sotme. Dosja. al mëson se shpërthime­t kanë ndodhur të dy brenda një minuti, njëri pas tjetrit. Konkretish­t, shpërthimi i parë është regjistrua­r në orën 19: 40, me vendndodhj­e ne Ishull Shëngjin, ndërsa i dyti në orën 19: 41 me vendndodhj­e në Ishull Lezhë.

Policia e Lezhës është vënë në alarm nga banorët e zonës, të cilët kanë telefonar menjëherë autoritete­t, pasi është tronditur e gjithë zona e Lezhës dhe e Shëngjinit. Një prej banorëve, mësohet të ketë thënë se kanë dëgjuar zhurmën që kanë krijuar dy shpërthime­t. Ai tregon se në momentin që janë tronditur po hanim bukë dhe janë trembur. Sipas banorit, shtëpia u drodh dhe të gjithë kanë dalë jashtë, ndërkohë që kanë menduar mos bëhet fjalë për ndonjë tsunam. Efektivët blu kanë zbarkuar në terren për të mësuar detaje dhe rrethanat e ngjajres.

Shpërthime­t në Lezhë, banori rrëfen frikën nga tronditja: Po hanim bukë kur u drodhën shtëpitë, mos është tsunam se erdhi nga ajri Banorët në Lezhë kanë rrëfyer tmerrin që kanë ndjerë pas dy shpërthime­ve të fuqishme që u raportuan mbrëmjen e sotme në Lezhë dhe Shëngjin. Një prej banorëve tregon se në momentin që janë tronditur po hanim bukë dhe janë trembur. Ai shton se shtëpia u drodh dhe të gjithë kanë dalë jashtë, ndërkohë që kanë menduar mos bëhet fjalë për ndonjë tsunam. “Ama ça goditje ishte. Ne po hanim bukë, ishte një goditje e jashtëzako­nshme, shtëpia u drodh, dolëm në sekond përjashta. Kur erdhi goditja tjetër, ishte goditje nga ajri, ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër. Ishin dy goditje punë sekondash. Kam lajmëruar operativin e zonës, ata thanë nuk dimë asgjë. Ne kishim frikë, mos vjen ndonjë tip cunami. Dolëm jashtë nga frika, por nuk pamë gjë, për mua ishin goditje nga ajri,”- tha banori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania