Gazeta Shqiptare

Kurba e koronaviru­sit pëson rritje, 586 raste të reja brenda 24 orësh

Shkon në 1278 numri i viktimave prej fillimit të pandemisë

- Voltiza Duro

Në 24 orët e fundit kur ba e koronaviru­sit në vendin tonë ka pësuar rritje. Përkatësis­ht janë regjistrua­r 586 raste të reja pozitive si dhe 6 humbje jete. "Ju njohim me situatën e COVID- 19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 2510 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 586 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastë­r, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cërrik, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastë­r, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj,

Vorë",- theksoi Ministria e Shëndetësi­së.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. "Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54- 88 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes

Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",thuhet ne njoftimin e MSh.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale iu është drejtuar qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullim­et dhe ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandalon­i përhapjen e COVID- 19. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID- 19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializu­ar spitalor në spitalet COVID",- apelon Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania