Gazeta Shqiptare

ATP zbardh listën: Emrat e pronarëve që do të marrin kompensimi­n financiar

Pagesat përkatëse për secilin do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë Si do të ndahen rreth 630 milionë lekë, shifrat për secilin

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bërë me dije se kanë përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për subjektet që kanë përfituar kompensim financiar. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listën e plotë me emrat e përfituesv­e. "Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuar­a në nenin 17 të ligjit nr. 133/ 2015 "Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave" dhe në

Kreun IV, pika 23, të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 "Për përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are të kompensimi­t të pronës dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave", i ndryshuar,

Agjencia e Trajtimit të Pronave ( ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2021, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 209 ( dyqind e nëntë) vendime të subjekteve të shpronësua­ra, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 20172020, nga të cilët: për 6 ( gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë, për 56 ( pesëdhjetë e gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 80 ( tetëdhjetë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e tretë, dhe për 67 ( gjashtëdhj­etë e shtatë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e dytë",- bën me dije ATP. Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicio­n nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2021, si këst i radhës për 209 vendimet e subjekteve përfitues, është 629' 568' 910,35 lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania