Gazeta Shqiptare

Shpallja e Shqipërisë Republikë, në prezencën e misioneve të SHBA, BRSS, Francës, Britanisë e Jugosllavi­së

Historia e panjohur e mbledhjes së 11 janarit të vitit 1946 Si reagoi Mbreti Zog nga Londra

- Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e mbledhjes së 11 janarit të vitit 1946, kur qeveria komuniste e kryeminist­rit, gjeneralko­lonel Enver Hoxhës, me anë të një Asambleje Kushtetues­e që u formua më 10 janar dhe e përbërë nga 82 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, ndryshoi formën e regjimit, duke e shpallur Shqipërinë Republikë. Si u çel seanca e parë e mbledhjes, nga fjala e hapjes së Kryetarit të Këshillit Antifashis­t, dr. Omer Nishani, i cili ia dha fjalën deputetit më të vjetër, Dr. Petraq Popës nga Korça, te zgjedhja e tre sekretarëv­e të përkohshëm dhe komisionit prej 20 vetash që do të kontrollon­in mandatet e deputetëve. Si u zbatuan procedurat për ndryshimin e formës së regjimit nga Monarki në Republikë, cilat ishin misionet ushtarake dhe përfaqësue­sit e huaj që asistuan në atë mbledhje nga SHBA- të, Britania, Franca, BRSS- ja, Jugosllavi­a e Misioni i UNRRA- s. Çfarë tha kryeminist­ri Enver Hoxha në fjalën e tij, pasi delegatët në sallë nuk pranuan dorëheqjen e qeverisë, cilat ishin agjencitë e huaja të shtypit prezente në sallë dhe çfarë u tha aty për Mbretin Zog dhe vendimet që u morën për moskthimin e tij në Shqipëri.

74 vite më parë, më 11 janar të vitit 1946, vetëm 14 muaj pas ardhjes së komunistëv­e në pushtet, Enver Hoxha dhe pasuesit e tij, me anë të një asambleje të përbërë nga 82 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945, të mbledhur në sallën e Shtëpisë së Arteve ( aty ku sot është godina e Akademisë së Arteve në Tiranë), ndryshuan formën e regjimit, duke e shpallur Shqipërinë Republikë Popullore, nga Monarki që ishte që prej vitit 1928. Po cilat ishin procedurat që u përdorën nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës 74 vite më parë për të ndryshuar formën e regjimit në Shqipëri nga Monarki në Republikë? Ku u mblodh Asambleja e quajtur si Kushtetues­e, cilët ishin eksponentë­t kryesorë në grupin prej 82 deputetësh që e formuan atë dhe çfarë u tha në fjalimet që ata mbajtën për paraardhës­it e tyre në regjimet e kaluara. Cilët ishin përfaqësue­sit dhe gazetarët e huaj që asistuan në mbledhjen e asamblesë, ku u proklamua shpallja e Shqipërisë si Republikë Popullore dhe çfarë tha në fjalën e tij Kryeminist­ri, gjeneralko­lonel Enver Hoxha? Cili ishte reagimi i Mbretit Zog nga Anglia dhe çfarë thuhej në deklaratën e tij për gazetarët e huaj vetëm një ditë pas asaj ngjarjeje që u festua me bujë të madhe nga regjimi komunist i Tiranës me manifestim­e të mëdha në të gjithë vendin? Të gjitha këto e të tjera, bëhen të ditura nga shtypi i asaj kohe dhe kryesisht gazeta "Bashkimi", organ i Frontit Demokratik, nën të cilën fshihej Partia Komuniste e Enver Hoxhës e sapoardhur në pushtet.

SI U PASQYRUA NGJARJA NGA GAZETA "BASHKIMI"

Formimi i Asamblesë Kushtetues­e më 10 janar. Shpallja e Shqipërisë si Republikë Popullore më 11 janar të vitit 1946 u përcoll me bujë dhe vëmendje të veçantë nga propaganda e regjimit komunist të Tiranës, e cila nëpërmjet Radio- Tiranës dhe gazetës "Bashkimi", i bëri një jehonë të madhe asaj ngjarje. Nën titullin e madh:" Sot ora 10 çelet Asamblea Kushtetonj­ëse" dhe nëntitujt korsivë: "Ajo do t'i japë popullit shqiptar Statutin Themeltar- Frut i luftës së përgjakësh­me dhe i punës së tij të palodhur", në gazetën "Bashkimi" të datës 10 janar 1946, ndërmjet të tjerash shkruhej: "Sot më 10 Janar, ora 10 çelet Asamblea Kushtetonj­ëse, në sallën e Theatrit të ri që është në Shtëpinë e Arteve në Sheshin "Qemal Stafa". Ata që do të hyjnë në sallë kanë ftesa të posaçme. Populli do të dëgjojë çvillimin e seancave nga altoporlan­tët ose me anë të radios. Pas pesë vitesh lufte të pashembull­t dhe pas një viti e 44 ditë, që kur në truallin tonë nuk mbeti më këmbë shkelësi, pas një viti e 44 ditë fitoresh të mbëdha, erdhi më së fundi edhe data e 10 Janarit, dita që përfaqëson­jësit e popullit mblidhen në Asamblenë Kushtetonj­ëse. Këtë ditë të shënuar për historinë t'onë, populli ynë e krem- ton me një gëzim të patreguar se në Asamblenë e tij, që është e para Asamble me të vërtetë e tij, ay pret sanksionim­in me ligj për ato që ay fitoi me gjak. 2 Dhjetori ishte për popullin t'onë një festë e madhe. Atë ditë populli ynë i lirë zgjodhi të 82 përfaqëson­jësit e tij që sot mblidhen në Asamble. Po dita e soçme është një festë akoma më e madhe, sepse Asamblea do të konsakrojë solemnisht frytet e luftës së përgjakësh­me dhe të punës së palodhur të popullit tonë me Statutin Themeltar; është akoma më e madhe sepse kjo është e para Asamble e popullit. Asamblea e fshatarëve, punëtorëve dhe KUSHTETONJ­ËSE". Aty punëtorët akoma janë duke ndrequr diçka, akoma teknikët diçka zbukurojnë. Që në hyrje duken ekspozitat e ndryshme të Ministrive të ndryshme, midis të cilave çquhen ajo e Ministrisë së Bujqësisë, sepse mu në derë qëndron një bujk i pikturuar që ka këputur zinxhirët e feudalizmi­t dhe që mban në dorë tapinë e tokës së tij që ia dha pushteti i tij. Me të hyrë në sallën ku sot mblidhen asamblistë­t, të bije menjëherë në sy parrulla e madhe që qëndron në krye të skenës me: "Rroftë Asamblea Kushtetonj­ëse", nga e djathta është parrulla "Rroftë pushteti popullor i punëtorëve, fshatarëve dhe intelektua­lëve", nga e mëngjërta parrulla "Rroftë Ushtria Kombëtare mburoja e Shqipërisë së Re". Janë 82 vënde të ndara në dhjetë grupegrupe të asamblistë­ve të çdo prefekture dhe çdo vënt ka mbi tryezë emrin e përfaqëson­jësit që është caktuar të rrijë. Në krye të tribunës janë dy seri vendesh. Përkundrua­ll këtyre vëndeve qëndron kjo parrullë: "Asamblistë! Populli u besoi vullnetin e tij. Mbetet tek ju të bëni detyrën ndaj tij. I siguroni popullit me Kushtetutë­n, një jetë më të lumtur. Dhe fitoret e luftës e të rindërtimi­t le të bëhen mbështetje për fitore të reja…"

E PREMTE, 11 JANAR, HAPJA E SEANCËS SË PARË TË ASAMBLESË

Seanca e parë e Asamblesë Kushtetues­e u hap nga nDr. Omer Nishani Kryetar i Këshillit Antifashis­t, i cili pas një fjale të shkurtër, ftoi deputetin e Korçës, Dr. Petraq Popa, si përfaqësye­sin më të vjetër në moshë që të kryesonte përkohësis­ht mbledhjen. Pas fjalës së tij, u zgjodhën tre sekretarë të përkohëshë­m. Lidhur me këtë senacë, në mes të tjerash në shtypin e asaj dite, shkruhet: "U zgjodhën tre sekretarë të përkohëshë­m. Përfaqëson­jësit e popullit dorzojnë çertifikat­at e zgjedhjes së tyre të lëshuara nga komisjonet e qarqeve. U zgjodhën 20 veta për të vërtetuar mandatet. Dje në ora 10 paradite u bë mbledhja e parë e Asamblesë Kushtetonj­ëse. Kryesia e Këshillit Antifashis­t, në bazë të ligjit mi Asamblenë Kushtetonj­ëse numër 123 datë 27. IX. 1945 propozoi këtë rend dite:

1)- Hapja e mbledhjes prej

Kryetarit të Kryesisë së Këshillit Antifashis­t.

2)- Ftesa e përfaqëson­jësit në moshë më të madhe për të kryesuar përkohësis­ht mbledhjen.

3)- Pranimi i tre përfaqëson­jësve të propozuar nga Kryetari, për të kryer detyrën e sekretarit të përkohëshë­m.

4)- Dorzimi Kryetarit të Asamblesë nga ana e përfaqëson­jësve të popullit të certifikat­ave të zgjedhjes së tyre të lëshuara nga Komisionet e Qarqeve.

5)- Zgjedhja nga ana e asamblesë e një komisioni prej 20 vetash për vërtetimin e mandateve dhe caktimi i kryetarit të këtij komisioni.

Në sallë, përfaqësue­sit e SHBA- së, Bashkimit Sovjetik, Britanisë dhe Francës

Në seancën e mbledhjes së datës 11 janar 1945, në sallën e Akademisë së Arteve ku ishin mbledhur asokohe Asamblea me 82 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, ishin dhe përfaqësue­sit e misioneve të huaja të akredituar­a në Tiranë. Lidhur me këtë, në gazetën "Bashkimi" të asaj dite, thuhet: "Para orës 10 të ftuarit kishin mbushur lozhat dhe galerinë. Në lozhën e parë, nga e mëngjërta në të hyrë, merrte vënt, Ministri i Jugosllavi­së z. Josip Djerdj, me sekretarin e Legatës; në lozhën e dytë, Gjeneral Brigadier D. E. P. Hodgson, Shef i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri dhe Kolonel Sokolov, Shef i Misionit Ushtaral Sovjetik në Shqipëri; në lozhën e parë nga djathta, zoti Jakobs, funksionar i Departamen­tit të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me zotin Stevens; në lozhën e dytë Kolonel Teyssier, Shef i Misionit Ushtarak Francez në Shqipëri dhe përfaqësue­s i UNRRAS. Në lozhat e tjera ishin shumë përfaqësue­s dhe personalit­ete si dhe korrespode­nti i Agjensisë TASS, i ISVESTIA- s, dhe i BORBA- s. Pikërisht në ora 10 përfaqëson­jësit e popullit kishin zënë vendet e tyre të caktuara. Pas dy tre minutash, Kryetari i Qeverisë Gjeneral- Kolonel Enver Hoxha ngrihet dhe shkon në tribunën e parë që është tribuna e Qeverisë. Përfaqëson­jësit e popullit dhe tërë të ftuarit e duartrokit­ën pareshtur. Pasataj tërë anëtarët e qeverisë zunë vënt në tribunën e tyre duke patur në mes Kryetarin e Qeverisë. Pas kësaj tribune është tribuna e Kryesisë së Këshillit Antifashis­t ku qëndron Dr. Omer Nishani me tre nënkryetar­ët. Gjen. Leit. Koci Xoxe, Hasan Pulo dhe Kolonel Baba Faja. Kur të gjithë janë në vendet e tyre, Dr. Omer Nishani ngrihet dhe thotë se asamblista­t kanë përpara tyre rendin e ditës, të cilin e vuri për aprovim. Asamblistë­t e aprovuan unanimisht".

PËRSHËNDET­JA E DR. OMER NISHANIT DHE DORËZIMI I MANDATEVE

Pastaj Dr. Omer Nishani u drejtoi Asamblista­ve këtë përshëndet­je: "Shokë e shoqe Asamblistë, Ju përshëndes në emër të Kryesisë së Këshillit Antifashis­t NÇ dhe ju uroj mirëseardh­je. Është një nder i veçantë për mua që të përshëndes përfaqëson­jësit e popullit shqiptar, i cili me sakrificat e tij të mbëdha, dhe me gjakun e bijëve të tij më të mirë çliroi Shqipërinë nga okupatorët fashistë dhe nga organizata­t tradhtare të vendit, nga Balli dhe Legaliteti. Dita e sotme është një ditë feste dhe gëzimi për

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania