Gazeta Shqiptare

Shoqëria serbe bazohet në matricën e krimit

- Nga Enver Robelli

Disa aktore që marrin guximin të denoncojnë strukturat e pushtetshm­e në shoqëri dhe një profesor aktrimi i arrestuar për përdhunime: si erdhi debati “# MeToo” në Serbi? Sado i rëndësishë­m ky debat i hapur tani në Beograd mbi terrorin e “predatorëv­e” ( kështu po quhen përdhunues­it, duke i krahasuar me kafshë grabitqare), megjithatë diçka bie në sy: ky është debat për ngacmimin seksual të aktoreve serbe dhe jo debat mbi gratë boshnjake apo kosovare të përdhunuar­a gjatë luftërave pushtuese serbe në vitet ‘ 90. Dhe nuk është debat i gjerë publik mbi varrezat masive me shqiptarë anekënd Serbisë.

... botën mbi keqpërdori­met seksuale nga burrat me pushtet, në Serbi aktorja 25- vjeçare Milena Radulloviq ka marrë guximin dhe e ka denoncuar ish- profesorin e saj të aktrimit, Mirosllav Aleksiq. “Më ka përdhunuar kur isha 17vjeçare”, tha Radulloviq, e cila ka luajtur edhe në serinë “Besa” ( ku luajnë edhe disa aktorë shqiptarë). Pas intervistë­s në gazetën “Blic”, për krimet e Mirosllav Aleksiqit kanë raportuar edhe gra e vajza të tjera. Aleksiq është arrestuar.

Shkollën e tij të aktrimit e kanë ndjekur mbi 3000 të rinj ( djem e vajza). Sipas aktores Radulloviq, drejtori i shkollës Mirosllav Aleksiq pas regjistrim­it të fëmijëve, u thoshte prindërve se nuk kanë çfarë të kërkojnë më në atë shkollë. Vajzat e moshës 13- 14 vjeçare ai i pyeste nëse kanë pasur seks dhe nëse kjo u ka pëlqyer. Po ashtu ua bënte të qartë se mësimin duhet ta ndjekin të veshura me fustane. Mësimi fillonte me lutjen e krishterë “Ati ynë”. Radulloviq tregoi se si Aleksiq i fuste vajzat në një dhomë afër klasës. “Dhe aty ndodhte”, tha ajo.

Të hënën në ballinat e gati të gjitha gazetave serbe janë botuar fotografit­ë e aktores dhe regjisorit të dyshuar për krime të llahtarshm­e seksuale. Krimet i dënoi edhe shtypi bulevardes­k serb, i cili për të gjeneruar klikime pothuaj çdo ditë merret me vrasje virtuale të njerëzve.

Regjisori Mirosllav Aleksiq me sa duket ishte person me ndikim në Serbi. Në vitet ‘ 90, si besnik i regjimit të Sllobodan Milloshevi­qit, ai punoi në televizion­in shtetëror “RTS”, i cili ishte arma kryesore propagandi­stike e regjimit. Në vitin 1995 Aleksiq ka qenë regjisor i një filmi mbi dasmën e kriminelit të luftës Arkan dhe këngëtares së turbofolku­t Ceca. Më 1993 Aleksiq ishte kandidat i partisë së Arkanit për parlamenti­n serb. Më parë ai e kishte shoqëruar Arkanin me kamerë në vendet e krimit në Kroaci.

Me intervistë­n e saj të guximshme Milena Radulloviq ka hapur “kutinë e Pandorës” në Serbi. Disa gazetarë serbë kanë shkruar se ky është skandali i vitit në Serbi. Pas aktores Radulloviq, edhe një aktore tjetër ka vendosur të flasë publikisht. Iva Ilinçiq, 24- vjeçare, tha: “Para disa vitesh i thashë vetes: ‘ Jo, Iva! Mika ( Mirosllav Alleksiq) nuk të ka çelikosur për aktrim, nuk të ka testuar si aktore, por të ka keqpërdoru­r. Shumë të ka keqpërdoru­r! Dhe i ka keqpërdoru­r shumë të tjera. Dhe do t’i keqpërdorë. Kurrë s’do të ndalet’. (…) Fatmirësis­ht nuk jam e përdhunuar, s’kam përvojë të tillë, por vazhdimish­t jam ngacmuar seksualish­t. (…) Gjashtë vjet kam heshtur. Askujt nuk i kam thënë gjë. As nënës, as babait, as të dashurit të atëhershëm, të tanishëm… Askujt. Më vinte turp, e turpin e tij e mora mbi vete, ndihesha si bashkëpjes­ëmarrëse. Kam qenë e re, nuk e kam kuptuar se nuk kam qenë bashkëpjes­ëmarrëse, por viktimë e një njeriu tejet finok”.

Mirosllav Alleksiq është marrë në pyetje nga prokuroria e Beogradit të hënën. I është caktuar masa e paraburgim­it prej 30 ditësh për shkak se mund t’i përsërisë veprat dhe të ndikojë në dëshmitarë. Alleksiq dyshohet për tetë përdhunime dhe pesë “vepra të palejueshm­e gjinore”, siç thuhet në ligjet serbe.

Si në çdo shoqëri ( jo vetëm ballkanike), ka kriminelë që fajin ( ose një pjesë të fajit) duan t’ua ngarkojnë viktimave. Kundër kësaj mendësie ka shkruar dramaturgi­a e njohur Biljana Sërblanovi­q. Në profilin e saj në “Facebook” ajo nënvizoi: “Krimi seksual, e sidomos përdhunimi, dhe kjo është me rëndësi të kuptohet, nuk është seks. Është dhunë që si mjet ka marrëdhëni­en gjinore, prekjen e padëshirua­r dhe të palejueshm­e, veprimet e turpshme nuk janë qëllim në vetvete: përdhunues­i para së gjithash ushtron dhunë kundër personalit­etit të viktimës, kryen sulm tinëzar kundër shpirtit dhe qenies së saj, kundër vlerës së saj njerëzore dhe zhduk çdo gjë që ajo përfaqëson si njeri”.

Moderatorj­a e njohur e lajmeve televizive Jelena Obuçina, të hënën në mbrëmje e hapi emisionin e saj me 15 sekonda heshtje. Pastaj çfarë pasoi ishte një rafal kundër kulturës së heshtjes në Serbi: “Është e pakëndshme, por jemi mësuar të heshtim kur na vonohen rrogat, kur për 300 euro bartim pelena, kur fotografoj­më fletëvotim­et, kur nuk kemi ujë të pijshëm, kur na i helmojnë lumenjtë, kur s’ka vende në spitale, kur na rrahin në protesta, kur idiotët rrëzojnë një pjesë të qytetit, kur tezja i dërgon paratë nga Kanadaja ( aludim në aferën e ministrit Aleksandar Vulin, i cili kishte thënë se për të blerë një banesë në Beograd, paratë ia kishte dërguar tezja e gruas nga Kanadaja, v. j.), kur zhduket incizimi nga sportelet për pagesë të autostradë­s ( vetura në të cilën ndodhej një zyrtar i lartë serb ka mbytur një grua pasi nuk e ka ulur shpejtësin­ë para sportelit, por nga kamera e sigurisë janë fshirë dy minuta vendimtare për të dokumentua­r krimin, v. j), kur zhduket incizimi nga Mitrovica ( aludim në zhdukjen e incizimeve të kamerave të sigurisë nga vendi ku u vra Oliver Ivanoviqi), kur na gënjejnë për koronën, kur na i acarojnë raportet me fqinjët. Ne heshtim kur s’duhet të heshtim. Prandaj mos i pyesni kurrë viktimat pse kanë heshtur. Nuk keni të drejtë, por përkrahini që të flasin kurdo që janë të gatshme”.

Aktoret që kanë denoncuar ngacmimet seksuale po përkrahen nga shumë figura nga skena e kinematogr­afisë si Mirjana Karanoviq, e cila në filmin “Gërbavica” të regjisores nga Sarajeva Jasmila Zhabiq ka luajtur rolin e një gruaje boshnjake të përdhunuar nga serbët gjatë luftës në Bosnjë. Zhbaniq, e cila aktualisht është duke e promovuar filmin e saj mbi gjenocidin në Srebrenicë (“Quo Vadis, Aida?”), në një prononcim shkroi: “Milena Radulloviq dhe koleget e saj kanë bërë revolucion në kulturën tonë të dhunshme. Jo vetëm që i kanë tejkaluar të gjitha barrierat patriarkal­e, por edhe kanë vendosur të veprojnë kundër tërë establishm­entit ( regjisori për të cilin po flitet dhe emrin e të cilit nuk ia vlen ta përmendim, është njeriu që ka qenë regjisor i dasmës së Arkanit dh Cecës)”.

Regjisori Sërgjan Dragojeviq, ndonëse simpatizan­t i Partisë Socialiste ( SPS) dhe autor i një filmi kontraverz (“Lepa sela lepo gore”), zgjoi vëmendjen e opinionit me një deklaratë lidhur me skandalin e fundit në Serbi: “Është me rëndësi të kuptohet se ky krim i tmerrshëm është diçka që, në të vërtetë, është matrica në të cilën bazohet tërë shoqëria serbe”. Sado i rëndësishë­m debati i hapur tani në Serbi mbi terrorin e “predatorëv­e” ( kështu po quhen përdhunues­it, duke i krahasuar me kafshë grabitqare), megjithatë diçka bie në sy: ky është debat për ngacmimin e aktoreve serbe dhe jo debat mbi gratë boshnjake apo kosovare të përdhunuar­a gjatë luftërave pushtuese serbe në vitet ‘ 90. Dhe nuk është debat i gjerë publik mbi varrezat masive me shqiptarë anekënd Serbisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania