Gazeta Shqiptare

Aksioni, u sekuestroh­en 5 mln euro pasuri dy të dënuarve për trafik ndërkombët­ar droge

Vëllezërit binjakë Sokol dhe E. Marku nga Mirdita nën hetim dhe për pastrim parash

-

Pesë milionë euro pa suri në pronësi të dy personave të dënuar për trafik ndërkombët­ar droge janë sekuestrua­r pasditen e djeshme me urdhër të prokuroris­ë të Tiranës. Mësohet se pasuria e majme u përket dy vëllezërve binjakë nga Mirdita, të cilët dyshohen se pastronin paratë e drogës në Spanjë. Bëhet fjalë për Sokol Markun dhe vëllain E. Marku, të cilët dje kanë rënë në “rrjetën” e prokuroris­ë. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Sokol Marku është një person me precedentë penalë, pasi ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali, ndërkohë që është nën hetim dhe për pastrim parash dhe dhënien e parave me fajde. Binjakëve Marku u janë sekuestrua­r 18 automjete të llojeve nga më të ndryshmet, 10 pasuri të paluajtshm­e, përfshirë këtu vila e apartament­e si dhe dy biznese ( lokale). Të gjitha këto asete vlerësohen me 5 milionë euro në total dhe dyshohet se e kanë prejardhje­n nga aktivitet kriminale në të cilat janë përfshirë të dy vëllezërit. Po të njëjtat burime bënë me dije se dy vëllezërit janë nën hetim për trafik droge dhe në Spanjë, ndërsa disa persona të tjerë për dhënien e parave me fajde. Sipas burimeve nga prokuroria, dy personat, të cilëve u kanë dhënë vazhdimish­t para janë me inicialet V. Sh dhe E. G. Mes aseteve të sekuestrua­ra janë ‘ bishat” luksoze të llojit Chrysler, BMW, Ford, Porsche që i përkasin shtetasit E. Marku, Ndërsa, vëllait të tij Sokol Marku i janë sekuestrua­r një mjet tip “Audi” dhe tre BMW. Ndërkaq, burime konfidenci­ale nga prokuroria kanë bërë me dije për “Gazeta Shqiptare” se prej ditësh, uniformat blu kanë kryer kontrolle masive dhe aksion në Domje, në periferi të Tiranës, zonë ku edhe jetonte Sokol Marku bashkë me të vëllanë binjak. Synimi ishte që bashkë me pasurinë 5 milionë euroshe që prangosesh­in edhe binjakët nga Mirdita, por vëllezërit janë të lirë deri më tani.

Në vitin 2013, Sokol Marku u arrestua në Shqipëri teksa kthehej nga Italia. Sapo ka shkuar pranë pikës së kontrollit të pasaportav­e në aeroport, 32- vjeçari është marrë për një verifikim dhe më pas u vendos në dijeni se do arrestohej pasi rezultonte person në kërkim për një dënim të dhënë nga seksioni penal i Gjykatës së Tiranës.

Masa e dënimit të gjykatës për akuzën e shitjes së drogës nëpër kryeqytet ishte 5 vite burg. Marku është kapur në 2012 me një sasi të konsiderue­shme kokaine dhe për të është dhënë vendimi prej 5 vitesh burg, ndërsa Marku ishte liruar më herët nga gjykata duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania