Gazeta Shqiptare

Zbardhet pasuria e ish- ministrit të Brendshëm, BIRN: Mori dy kredi për strehim: Por nuk deklaroi të ketë shtëpi në pronësi

Sandër Lleshajt, ia paguante këstet e kredisë babai

-

Sandër Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeminist­rit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor 2020, si pasojë e shpërthimi­t të protestave për vrasjen e 25- vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie.

Sandër Lleshaj është diplomuar në vitin 1985 në Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë në degën e Radiolokac­ionit, ndërsa në vitin 1996 është diplomuar për drejtues në mbrojtjen kundërajro­re në Gjermani.

Në vitin 1999 ka përfunduar studimet si oficer i Shtabit të Përgjithsh­ëm dhe Kursin e Studimeve të Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg të Gjermanisë. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet e doktoratës në Tiranë dhe ka marrë gradën “Doktor i Shkencave”.

Pas përfundimi­t të Akademisë Ushtarake në Tiranë, zoti Lleshaj ka mbajtur disa detyra të larta në Forcat e Armatosura, ndërsa në vitin 2003 u emërua Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në vitin 2006, Z. Lleshaj është emëruar Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ndërsa në vitin 2009 ka marrë gradën madhore Gjeneral Brigade. Në vitin 2010 është emëruar në detyrën e Zëvendëssh­efit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ai u lirua nga Forcat e Armatosura në maj 2013 dhe në shtator u emërua këshilltar për Sigurisë pranë Kryeminist­rit të Shqipërisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administri­mit të deklaratav­e të pasurisë së ish- ministrit Sandër Lleshaj nga Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparen­cës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish- anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 20132020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish- ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga viti 2006 deri në fund të vitit 2018. Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2006, Sandër Lleshaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 15.7 milionë lekëve.

Pasuria familjare ndahet në 11.3 milionë lekë likuiditet­e bankare, likuiditet­e në cash prej 2.2 milionë lekësh

DEKLARATA PËR PASURINË

Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë, Z. Lleshaj sqaron në vitin 2016 se shuma e kredisë i është dhënë përmes një kontrate huaje një kompanie që prej vitit 2008. Sipas deklarimit, kompania ka paguar këstet e kredisë dhe në vitin 2016, i ka kthyer Z. Lleshaj vlerën 2.3 milionë lekë, që rezulton e depozituar në llogari bankare. Pavarësish­t dy kredive të marra “për shtëpi”, Z. Lleshaj nuk deklaron asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim përgjatë periudhës deklaruese.

KREDITË BANKARE

Nga analiza cilësore e deklaratav­e të pasurisë, BIRN identifiko­i si “flamuj të kuq” deklarimin mbi kreditë bankare. Më konkretish­t në vitin 2006, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie për shtëpi në vlerën e 1.2 milionë lekëve, por nuk deklaron të zotërojë pasuri të patundshme. Në vitin 2008, ai sqaron se kjo kredi ishte marrë për llogari të babait të tij, nga i cili paguhen edhe këstet. Po në vitin

2008, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie të butë për shtëpi përmes Ministrisë së Mbrojtjes në shumën 5 milionë lekë, por këtë shumë e tërheq nga banka dhe e deklaron si gjendje cash në shtëpi në shumën e 4.8 milionë lekëve deri në vitin 2016.

dhe një automjet me vlerë 2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.8 milionë lekë, nga të cilat 51% burojnë nga paga e Z. Lleshaj dhe gati 20% nga pagat e familjarëv­e. Rreth 28% e të ardhurave kanë burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/ uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/ logjik të deklarimev­e të sub

jektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifiko­hen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/ logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.

Ish- ministri Sandër Lleshaj rezulton me burime të mjaftueshm­e financiare për të mbuluar shtesën e aseteve në vitin 2013 në shumën e 12,147 lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratav­e të pasurisë, BIRN identifiko­i si “flamuj të kuq” deklarimin mbi kreditë bankare.

Më konkretish­t në vitin 2006, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie për shtëpi në vlerën e 1.2 milionë lekëve, por nuk deklaron të zotërojë pasuri të patundshme. Në vitin 2008, ai sqaron se kjo kredi ishte marrë për llogari të babait të tij, nga i cili paguhen edhe këstet.

Po në vitin 2008, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie të butë për shtëpi përmes Ministrisë së Mbrojtjes në shumën 5 milionë lekë, por këtë shumë e tërheq nga banka dhe e deklaron si gjendje cash në shtëpi në shumën e 4.8 milionë lekëve deri në vitin 2016.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë, Z. Lleshaj sqaron në vitin 2016 se shuma e kredisë i është dhënë përmes një kontrate huaje një kompanie që prej vitit 2008. Sipas deklarimit, kompania ka paguar këstet e kredisë dhe në vitin 2016, i ka kthyer Z. Lleshaj vlerën 2.3 milionë lekë, që rezulton e depozituar në llogari bankare. Pavarësish­t dy kredive të marra “për shtëpi”, Z. Lleshaj nuk deklaron asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim përgjatë periudhës deklaruese./ BIRN

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania