Gazeta Shqiptare

‘Gjyq’ në KQZ për gjobën, hiqet dënimi për deputetin e PS-së dhe kreun e Kadastrës në Lushnjë

-

Komisioni i Ankesave dhe Sanksionev­e në KQZ rrëzoi vendimin e Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të gjobitur kreun e Kadastrës së Lushnjës dhe deputetin e PS, Bujar Çela për shpërndarj­en e lejeve të legalizimi­t si një veprimtari e ndaluar në prag të zgjedhjeve. Shpërndarj­a e lejeve të legalizimi­t nga persona politikë 4 muaj përpara zgjedhjeve, është një veprim i ndaluar me ligj. Por duket se kjo nuk e trembi socialisti­n Çela që në faqen e tij ‘Facebook’, të postojë fotografi teksa u shpërndan banorëve të fshatrave të Lushnjës, lejet e legalizimi­t. Për Komisionin e Ankesave këto foto nuk provojnë se certifikat­at janë shpërndarë nga deputeti. “Rrethanat e rastit nuk provojnë shpërndarj­en e certifikat­ave nga deputeti, por ama krijojnë bindjen se ai ka marrë pjesë në proces. Nga ana tjetër nuk rezulton e provuar që kryerja e veprimtari­së të jetë bërë në vende të hapura për publikun, në sheshe apo njësi komunitare të zonës, apo mediat të kenë shoqëruar deputetin”-tha Rusmali. Komisioni i Ankesave dhe Sanksionev­e pa të arsyeshme që t’i hiqte gjobën simbolike prej 1500 lekesh, edhe Kreut të kadastrës së Lushnjës, duke u mjaftuar vetëm me një kërkesë; në aktivitete të tilla të mos ftohen deputetë. “KAS ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pranimin e ankimit të Arben Qalliut për gjobën, rrëzimin e ankimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për dënimin administra­tiv të deputetit Bujar Cela, si dhe ka vendosur që Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve t’i kërkojë kreut të Kadastrës që deputetët të mos ftohen deri në datën e zgjedhjeve në veprimtari­të rutinë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- tha Rusmali. Ndonëse LSI kërkoi gjobë deri 9O mijë lekë, KAS jo vetëm që nuk e mori në Konsiderat­ë këtë kërkesë, por i hoqi deputetit edhe gjobën e parë. Sipas ligjit në momentin kur del leja e legalizimi­t, ajo i dërgohet qytetarit në shtëpi me postë dhe jo nëpërmjet personave të tretë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania