Gazeta Shqiptare

5 vjet nëpër gjyqe me Hipotekën, 83-vjeçari i dha fund jetës pasi shteti do t'i marrë një pjesë të tokave

Mesazhi i fundit për familjen: I them 2 çunave që të bashkohen, grua ma bën hallall!

-

Le ta ndjekë policia çështjen, jam i sëmurë dhe gjithë këtij problem nuk i bëj më dot ballë. E bana këtë vetëm nga gjyqi … e kam problemin… ju them 2 çunave që të bashkohen. Grua ma bën hallall, fëmijëve ju vaftë Zoti mbarë, ma bëni hallall. Shtëpinë e vjetër jepja Bujarit e unë ika".

LETRA E LAMTUMIRËS E 83-VJEÇARIT

Kjo është letra e lamtumirës e 83-vjeçarit Xh. K, i cili sipas policisë në Kamzë i dha fund jetës për shkak të problemeve gjyqësore që kishte me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Prefekturë­n që pretendoni­n se i moshuari së bashku me familjarët e tij gjithsej shtatë anëtarë, kishin përfituar më tepër tokë bujqësore se sa u takonte. Banori i fshatit Verkez, pjesë e njësisë administra­tive Zall Herr, u padit së bashku me anëtarët e tij dhe pas shumë vitesh gjyqësore dhe në pritje të drejtësisë, ai i ka dhënë fund jetës. Një zyrtar i policisë i tha ekskluzivi­sht Gazetës "Si" se i moshuari e kishte futur letrën e lamtumirës në rripin e orës e së bashku me të, iu gjet edhe ftesa e gjyqit, që i kishte mbërritur në banesë. I moshuari, i cili vuante nga problemet e zemrës, përshkruhe­t nga personat që e njihnin, si i ndjeshëm dhe mjaft i shqetësuar për problemin që i ishte hapur dhe që i ishte kthyer në makth. "Fillimisht familja këmbënguli se i ndjeri kishte ndërruar jetë nga ataku i zemrës, por pesticidet që iu gjetën pranë, konfirmojn­ë të kundërtën", pohoi në anonimitet zyrtari i policisë pranë Drejtorisë Qendrore.

SI U GJET I MOSHUARI?

I moshuari u gjet i pajetë nga një kalimtar i rastit. Afër kufomës u konstatua së bashku me recetat mjekësore të rekomandua­ra nga mjeku për tensionin edhe një qese tjetër si dhe një shishe që lexonte "Fresh-Cola" brenda të cilës gjendej një pije me aromë të rëndë që dyshohet se është helmi që konsumoi i moshuari. Përpara se t'i jepte fund jetës, i moshuari i ka siguruar dy letrat në zinxhirin e orës, në mënyrë që ato t'i kishte familja e tij.

DËSHMITARI

"Po shkoja tek kushëriri im", tregon për gazetën "Si" dëshmitari që gjeti kufomën. "Sapo kalova lumin për në fshat, pashë një person të shtrirë, i kam thirrur, por ai nuk ka lëvizur. Më pas njoftova policinë dhe së bashku me policinë shkova për t'u treguar ku e gjeta këtë person. Më pas dëgjova që erdhi djali i tij që tregoi se ishte i sëmurë dhe që prej tre ditësh e kishte vizituar në spital për sëmundje të zemrës dhe tension dhe që mjeku i kishte dhënë ilaçe", ka deklaruar në polici dëshmitari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania