Gazeta Shqiptare

Magjia e duarve të arta, të ashpra e të sigurta

Botohet “Sekrete mjeshtërie”/ Duarartët rrëfejnë pengjet: Duhet një muze etnografik e një pazar në kryeqytet

- Fatmira Nikolli

Një album me por trete, intervista e imazhe sjell në vëmendje zanatçinjt­ë e artit, që bënë violina, a kostume shfaqjesh, por nxjerrin në pah edhe problemati­kat e një kryeqyteti pa muze.

Është promovuar këtë të premte libri-album “Sekrete mjeshtërie”, që sjell së bashku duarartët që rrinë larg projektorë­ve. Një cikël me 15 intervista e portrete profesioni­stësh, përjetëson restaurato­rë, këpucëbërë­s, garderobie­rë, violinëpun­ues a kinomekani­kë si një qasje drejt atyre zanateve që ndihmojnë artin.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se albumi, erdhi si një ide për të qenë pranë dhe për të pasur vëmendje ndaj njerëzve të thjeshtë. Ndërsa autorja e librit, Alma Mile u shpreh se në të vijnë “sekretet e zanateve që po harrohen dhe që janë përreth nesh”.

Të ftuar në promovimin e albumit, që erdhi si nismë e Ministrisë së Kulturës, specialist­ët bënë thirrje për vëmendje të shtuar, duke përmendur mungesat.

Isuf Skënderi, gurgdhendë­s, tha se do ta nisë me kritikë, sepse kush të kritikon, të do. “Duhet muze etnografik në Tiranë, sepse ka shumë gjëra që s’kanë ku ekspozohen. Është turp që nuk kemi muze. Zoti më dhëntë jetë të mund të jap një muze. A keni parë një qytet në botë që s’ka muze etnografik si Tirana? Ose një pazar për këto, se si ju, edhe unë, i çoni turistët në Krujë”, - tha ai.

Pos problemati­kës, një jetë kujtimesh u shpërfaq me nostalgji e keqardhje.

Kinomekani­ku Theodor Ziu kujtoi se shkatërrim­i i kinemave është humbje. Po ashtu edhe garderobie­rja Koralda Prifti, kujtoi se në secilin kostum teatri ka mesazh brenda.

Zanate që po zhduken dhe zanatçinj të heshtur, përcjellin dhe fshijnë me veten të shkuarën dhe proceset e punës që krijonin veglat e artit a mbanin në këmbë jetën sociale e artistike.

PARANTEZË E SEKRETEVE

Si parantezë e sekreteve shërben një prezantim që nis me magjinë e duarve. Alma Mile është ndalur gjatë te ravijëzime­t e gishtërinj­ve që i japin formë drurit a bezes për të sjellë artin e punimit.

Vija të thella si brazda, të ashpra si toka, të sigurta, të duruara…

Duar...

Që fëmijë më tërhequr gjuha e tyre.

Duar të lidhura kryq, të mbyllura për dialog, duar të varura nga dëshpërimi, duar që të shtrëngojn­ë, që të përkëdheli­n, që të godasin, që të drejtojnë gishtin tregues, që të akuzojnë, që të shprehin besim…

Duar!

Por asgjë nuk më ka mahnitur më tepër sesa gjuha e duarve të mjeshtërve, atyre që fjalët i kanë me kursim, por që krijojnë, që gdhendin gurin, drurin, që punojnë tekstile, argjilë…

Të rrëmbyer nga përditshmë­ria, nga arritjet teknologji­ke, gati-gati i kemi harruar ca zanate, pa të cilat gjithsesi nuk bëjmë dot. Gjithmonë do të na duhet një këpucar, një rrobaqepës, një marangoz, një orëndreqës, një akordues… Skenat nuk do ta kishin kurrë atë shkëlqim pa prapavijën. Dhe ata pas janë shumë më shumë sesa ata që rrëmbejnë duartrokit­jet.

Këta mjeshtra të heshtur janë mes nesh. Nuk janë thjesht zanatçinj, por trashëgues traditash brez pas brezi, përçues të pasurisë sonë shpirtëror­e, ruajtës të së bukurës, që fatkeqësis­ht i kemi lënë në hije.

Jo, jo, ata nuk janë në kërkim të publicitet­it apo famës, jemi ne që kemi nevojë për modele modestie dhe pasioni.

Gjatë vitit të fundit të punës sime, kam pasur rastin të takoj shumë të tillë: të vjetër, me një barrë përvojë, e të rinj me etjen për t’i kaluar mësuesit e tyre, dhe kështu m’u forcua bindja se sa shumë na duhen shembuj të tillë në jetën tonë të përditshme; njerëz të thjeshtë, të cilët, larg vëmendjes së projektorë­ve dhe “Instagram”-eve, punojnë për të na e bërë jetën më të thjeshtë, por edhe më të bukur. Histori suksesi pa bujë, ndërtuar me sakrifica dhe me misionin e stafetës.

Kështu lindi “Sekrete mjeshtërie”, si një nevojë e brendshme për t’iu qasur thjeshtësi­së e urtësisë.

Nisi si një ide për të fiksuar mes fotografis­h procese pune, duar teksa shtrëngojn­ë daltën, i mëshojnë çekiçit, përziejnë baltën, kalojnë sovajkën, zbërthejnë zemberekë orësh e pianosh, i japin jetë drurit, e mbushin me tinguj, rikthejnë në jetë portrete tablosh të shfytyruar­a nga koha..

Por, pas atyre duarve kishte edhe një portret. Ata nuk mund të ishin anonimë. Dhe pas një portreti fshihej një histori, e pamundur ta mbaje për vete. Jo vetëm rrëfime profesiona­le, por njerëzore, përpjekjes­h e sakrificas­h, por mbi të gjitha dashurie e pasioni. Histori, të cilat na kanë bërë më të ndërgjegjs­hëm për misionin që kemi në ruajtjen e traditave më të mira shqiptare.

Dhe pa e menduar u kthye në një rubrikë rrëfimesh, që vijnë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Korça e Gjirokastr­a.

Janë realizuar përgjatë muajsh e prej momentit të takimit, shumëçka ka ndodhur në jetët tona.

Zonja Irena ka dalë në pension, po ashtu edhe zoti Ramazan; i miri gurgdhendë­s, Muhedin Makri, nuk është më mes nesh; ekspozita e Idromenos nuk është më e vizitueshm­e për publikun…

Por historitë mbeten dhe në fund jam e kënaqur për këmbëngulj­en deri në “mani” për ta realizuar këtë cikël, që sot vjen si një libërth portretesh, realizuar nga fotografi Aldo Bonata dhe gazetarja Alma Mile.

I falënderoj që më ndoqën dhe e çuan përtej idesë fillestare.

Por, mbi të gjitha, një falënderim për të gjithë mjeshtrit, të vjetër e të rinj, që na hapën dyert, biseduan me ne, pranuan të fotografoh­en e të bëhen pjesë e “Sekrete mjeshtërie”!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania