Gazeta Shqiptare

Shumë ekipe vazhdojnë me transferim­e Merkato Superiore

Partizani bën gati një tjetër goditje të madhe

-

Te Kukësi është kthyer ajo ndjesia e gëzimit dhe e moralit të lartë që pas fitores ndaj Apolonisë. Ndërkohë që trajneri punon për të ngritur skuadrën nga ana psikologji­ke, por edhe ajo taktike, është drejtori sportiv, i cili po merret me transferim­et e klubit. “Panorama Sport” mëson se verilindor­ët kanë arritur akordin me mbrojtësin lituanez, Rolandas Baravikas. Ky i fundit ka qenë rregullish­t pjesë e kombëtares lituaneze, që nga të rinjtë. 25-vjeçari është aktivizuar edhe në kampionati­n e origjinës së tij, me Zalgiris. Në sezonin e fundit, ai ka luajtur me Nea Salami, në kampionati­n qipriot. Me këtë skuadër nuk ka pasur shumë aktivizime, por gjithsesi ai shihet nga Kukësi si një lojtar me potencial të madh. Klubi ka konfirmuar firmosjen me të dhe do të ketë një kontratë 1.5 vjeçare. Mund të quhet një afrim i rëndësishë­m duke parë mangësitë e ekipit në fazën defensive. Po ashtu, mësohet se Kukësi është pranë transferim­it të dy lojtarëve te tjerë. Ata janë mbrojtësit Viktor Velkoski dhe Numan Kurdiç. Kastrioti është një tjetër ekip aktiv këtë merkato. Krutanët janë duke punuar për transferim­in e dy lojtarëve të tjerë. Bëhet fjalë për një futbollist që luan në Kosovë dhe një tjetër në Shqipëri, por klubi nuk i ka bërë publikë emrat. Kujtojmë që deri tani, krutanët kanë afruar Joan •elën dhe Arlis

Shalën, ndërsa Shyqyri Xhepa dhe Eralt Kuqi janë pranë konfirmimi­t. Kujtojmë që ekipi po vuan mungesën e disa lojtarëve për arsye të ndryshme, ku Huseini ndodhet ende në Nigeri dhe nuk ka ardhur, kurse Okebug është i dëmtuar. Skuadrës do t’i mungojë edhe kapiteni Emiljano •ela, pasi ka plotësuar numrin e kartonave dhe është i pezulluar. •ela protestoi për një vendim ndaj gjyqtarit në ndeshjen e humbur ndaj Teutës. Një tjetër klub është edhe Apolonia, por mesa duket këta të fundit nuk janë edhe aq aktivë. Deri tani nuk është transferua­r ende asnjë lojtar, por klubi është në tratativa me disa. Ata kanë marrë në provë disa lojtarë në pozicionin si “shkatërrue­s”, por asnjëri nuk ka bindur. Trajneri Kamarata ka kërkuar edhe qendërmbro­jtës, duke parë numrin e lartë të golave të pësuar. Para pak kohësh u mësua se klubi arriti akordin me Kristian da Silva, por duket se gjithçka është kthyer mbrapsht pasi nuk është parë ndonjë cilësi e veçantë. Në pritje qëndron

Dime Dimov, i cili thuhet të ketë arritur akordin dhe pritet firma brenda javës së ardhshme. Ndërkohë, klubi do të marrë në provë edhe dy lojtarë grekë për të parë performanc­ën e tyre në stërvitje. Nuk kishte si të mungonin edhe kryesuesit e Vllaznisë. Raportohet se trajneri Brdariç po kërkon të sjellë në skuadër edhe djalin e tij. Tim Brdariç ka luajtur me disa ekipe të rinjsh në Gjermani dhe është një qendërmbro­jtës rreth 2 metra i gjatë. Ai mund të federohet fillimisht në ekipin U-21 dhe më pas mund të thërritet në ekipin e parë. Ndërkohë, një vend më poshtë në renditje, Partizani po bën gati një goditje “big” këtë merkato. Bëhet fjalë për lojtarin e njohur Ferhan Hasani, që pritet t’u bashkohet “demave”. Ai njihet nga të gjithë që nga koha kur luante për Shkëndijën e Tetovës. Ai kërkon një pagë të lartë, por mbetet për t’u parë nëse klubi do të bëjë ndonjë sforco financiare. Është pikërisht ish-skuadra e Hasanit, e cila i ka dhënë një tjetër lojtar Skënderbeu­t. Shkëndija e Tetovës, pas Leard Sadriut, ka huazuar edhe portierin 24-vjeçar Bekim Rexhepi. Në komunikatë­n e klubit thuhej: “Pas mbrojtësit Leard Sadriu, Shkëndija huazon për 6 muajt e ardhshëm te Skënderbeu i Korçës edhe portierin Bekim Rexhepi”. Klubet e Superiores duken mjaft aktive, por të presim e të shohim se ç’do të bëjnë në fushë këta lojtarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania