Gazeta Shqiptare

Heroinë, përgjime dhe agjentë të infiltruar, si dështoi policia e kryeqyteti­t në zbulimin e një ngarkese droge

Aktiviteti dyshohet se kryhet në zonën e Astirit, Yzberishti­t dhe Kombinatit Zbardhen bisedat e trafikantë­ve: Lëri çunat se ta mbaj unë shkëmb, mos ta thyej

-

Lëri çunat se ta mbaj unë shkëmb, mos ta thyej. Po ta them dhe njëherë, ke punuar na i herë? Jo ti, po edhe ai zotëria që e ka provuar, nuk i ka rënë ndonjëherë në dorë si kjo”. Këto fjali të interceptu­ara nga një bisedë ambientale e zhvilluar në ambientet e jashtme të lokalit “B”, nuk nënkuptojn­ë ndonjë tregti për mallra, sende apo diçka të lejuar. Por po flitet për drogë, dhe kulmi i kësaj fraze arrin kur biseda mes të përgjuarve rrotullohe­t mbi cilësinë e drogës që ishte blerë më herët. Kjo është një nga frazat e një shpërndarë­si droge në Tiranë që garanton ndërkohë cilësinë e drogës te një blerës, që nuk ishte gjë tjetër veçse një agjent i infiltruar dhe i maskuar si trafikant. Agjenti i policisë kishte arritur të zinte shoqëri me njërin nga shpërndarë­sit, që del garant te një tjetër furnitor se blerësi ishte i sigurt dhe ishte si ata. Por blerësi, që në këtë rast është agjent i maskuar, ka ankesa për sasinë e drogës që kishte blerë, sepse ai synonte të zbulonte qendrën se ku furnizohes­hin me droga të forta shumë shpërndarë­s në kryeqytet.

Aksioni antidrogë dërgoi në pranga dy persona, nën akuzë për prodhim dhe shpërndarj­e të drogës në bashkëpuni­m, një aktivitet që dyshohet se kryhet në zonën e Astirit, Yzberishti­t dhe Kombinatit.

Në bisedën që zhvillohet mes subjektit T., por që ka emrin K.A., dhe personit të autorizuar, hidhet dritë mbi ngarkesën që ishte dërguar nga qyteti i Beratit. I pranishëm është edhe i dyshuari kryesor me inicialet J.C.

Përgjimet ambientale të Antidrogës së kryeqyteti­t tetit

Fillimisht personi kryesor me inicialet J.C. e thërret shtetasin K.A. duke ia prezantuar agjentin e infiltruar, për të cilin ai kujton se është trafikant, si “ortaku im, shoku im”. Ai, agjenti i infiltruar, në një moment premton se do sjellë edhe dikë tjetër që “ka një hale me lekë”, sipas tij.

J- T. do vish një sekondë? Ky djali është ortaku im, domethënë është ortaku im, është shoku im, është vëllai im.

D *agjent*- Si kalon, çfarë bën?

J- Ja ku e ke, siç jam unë, është edhe ky.

D. *agjent*- S’jam vetëm, jam me dikë që do vijë me një hale me lekë

J- Po...

D. *agjent*- Tashti unë e provova atë, po s’më doli siç më thatë, se mund të mbante tre-katër. Trekatër s’bëhet fjalë. Një që e mbante nuk e mban. Dhe dy-tre klientë që kam unë, nuk...

T- S’duket gjë. Më fal se po të bëj një pyetje, por mos ma merr për ofendim. J – Urdhëro.

T. i drejtohet agjentit – Ke punuar nai herë me të ti?

D. *agjenti*- Unë kam punuar, kam kohë.

T. – Sa kohë ke që punon (bëhet fjalë për punën me drogën)?

D. *agjenti*- Kam mbi pesë gjashtë vjet që punoj.

T- Ke parë ndonjëherë si ajo?

D. *agjenti*- Kur e kapa, ishte gur, me sa kapa unë. Por çunat që e përdorin...

Antidroga kishte dyshime se J.C. dhe K.A. kishin siguruar një sasi prej 5 kilogramës­h heroinë dhe se pasi kishin marrë shtëpi me qira, shpërndani­n drogën e fortë. (Përdorimi i banesave me qira për drogën është denoncuar disa herë nga gazeta “Si”, si një formë e re që po përdoret nga trafikantë­t). Njëri nga personat që u vendos nën vëzhgim nga antidroga në Tiranë rezulton i deportuar nga Zvicra, pasi është dënuar në këtë shtet si shpërndarë­s droge.

“Ne po vërejmë që shumë të rinj të kthyer pas nga vendet e Bashkimit Europian, ose për vjedhje ose si shpërndarë­s droge, vazhdojnë ta kryejnë këtë aktivitet edhe në vendin e tyre, por kësaj radhe me një ekspertizë më të mirë dhe më të sofistikua­r”, tha një zyrtar i policisë për gazetën “Si”.

Biseda mes agjentit të policisë për drogën e pastër vijon më tej.

T-: Ajo nuk ka një gram përzierje brenda.

D.*agjenti* – Mua nuk më thanë kështu, nejse.

T- Unë po të them nuk ka gramë përzierje brenda. J- Po na çudit.

T- Për këtë të dal garant me jetë, se e kam sjellë me duart e mia.

D. *agjenti*- OK.

T- Jo ti, po dymijë të tjerë si puna jote të vijnë, nuk më bindin dot.

D *agjenti*- Ti do mbash anën e asaj tates.

T.- Po jo o zemra, se mos je ndonjë klient që do marrësh 50 kile dhe do të mbaja klient.

D*agjenti*- Po mirë, edhe për pak nuk po vij më.

T.- Po çfarë po vjen ti ore. Zemra, ne këtë kemi.

D. *agjenti*’ – Unë deri në një, deri në dy e ngrej, për më shumë nuk e di. Po u bë për një njëshe.

T.- Ne të kemi bërë nder, se ashtu s’ta jep njeri, ajo gjysma që është prishur i bie ta marrësh ti tani, se...

D *agjenti*- Ma ngelët mua në dorë, në kuptimin që...

T.- Atë i bie që ta marrësh ti. Ulim një pikë, pesë pika i bie (çmimi). Në qoftë se e gjen atë mall këtu në Shqipëri me 13 e gjysmë, hajde se do ta fal. Ja ku jemi tre burra këtu, unë do ta fal, jo unë, po edhe ky do ta fali.

D. *agjenti*- Dyshen atëherë me 1.3?

T.- Atë çmim ke. Burimet e Antidrogës shpjegojnë për gazetën “Si” se pas kësaj bisede ambientale dhe pazarit të bërë, në qytetin e Beratit, agjenti që u autorizua për blerjen e simuluar bleu nga shtetasi J.C. një sasi heroine në ngjyrë të kuqe, e cila u pagua për 2250 euro. Kjo heroinë rezultoi nga ekspertiza me një pastërti mesatare prej 41 për qind.

Sipas dëshmitarë­ve, njëri nga të ndaluarit me inicialet J.C., dikur ka qenë futbollist, dhe ai komunikoi me të pasi kishte të vëllain me COVID dhe kishte udhëtuar drejt Tiranës për t’i qëndruar pranë.

“E njoh J.C., kam 15 vjet që jam larguar nga Shqipëria, e kam njohur si futbollist, i kam dërguar numrin në ‘Facebook’ dhe ai më ka marrë në telefon. E takova rastësisht, më tha të pinim kafe, por ngaqë kisha vëllain sëmurë me COVID në makinë, i thashë jo. Kisha tre muaj që kam dalë nga burgu dhe meqë ai jeton në Tiranë, i kërkova që të më gjente një shtëpi në zonën e Astirit, pasi është student në Tiranë”, - thotë për policinë, dëshmitari që rezulton

AGJENTI I POLICISË

Agjenti i policisë kishte arritur të zinte shoqëri me njërin nga shpërndarë­sit, që del garant te një tjetër furnitor se blerësi ishte i sigurt dhe ishte si ata. Por blerësi, që në këtë rast është agjent i maskuar, ka ankesa për sasinë e drogës që kishte blerë, sepse ai synonte të zbulonte qendrën se ku furnizohes­hin me droga të forta shumë shpërndarë­s në kryeqytet.

AKSIONI ANTIDROGË

Mësohet se aksioni antidrogë dërgoi në pranga dy persona, nën akuzë për prodhim dhe shpërndarj­e të drogës në bashkëpuni­m, një aktivitet që dyshohet se kryhet në zonën e Astirit, Yzberishti­t dhe Kombinatit. Në bisedën që zhvillohet mes subjektit T., por që ka emrin K.A., dhe personit të autorizuar, hidhet dritë mbi ngarkesën që ishte dërguar nga qyteti i Beratit. I pranishëm është edhe i dyshuari kryesor me inicialet J.C.

të ketë komunikuar me J.C. përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Biseda për këtë dëshmitar zhvillohet e tillë mes J. dhe një personi tjetër:

490: I thashë kushtet e mia, jo s’vimë këtu, jo s’vimë atje, e unë i thashë ‘fol me B’. ‘Po ça pune ka B., - i thashë, - ka hallet e veta’.

740: Zemra... mendimi im, futi shqelmin bythëve, mos e tako, mendimi im.

490: Mendimi jot vëlla, e

vendos unë.

740: Se kam dëgjuar shumë gjëra për atë, punon me ata ustallarët, e kupton, rri me ata, punon me ata.

490: Lëre mo, s’merrem fare, po fare.

740: Hajd të kam zemër, futi shqelmin, thuaji s’merret me këto gjëra, ika thuaj, mbylli kontaktin.

490: Hajd, hajd, se po ndërroj dhe numrin.

740: Hajd, puth vëllai./ “Gazeta Si”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania