Gazeta Shqiptare

Si mund t'ju shpëtojë nga infarkti defibrilat­ori emergjent

-

rilator portativ publik, i cili në shumë vende të botës është vendosur në zona të ngarkuara me qytetarë.

Si funksionoj­në këta defibrilat­orë dhe a mund t'i përdorë kushdo? Defibrilat­orët e vegjël publik kanë një mënyrë përdorimi të thjeshtë. Ata janë shumë të sigurt, mund t'i përdor kushto. Përbëhen nga dy fleta të holla, elektroda, të cilat kanë një energji goditëse që analizohen në mënyrë automatike dhe vetë mikroproce­sori ose mikrokontr­olli i pajisjes. Në rast se një pacient pëson një goditje në zemër (aritmi ventrikula­re), humbje e ritmit kardiak, këtij pacienti duhet menjëherë brenda pak sekondave t'i jepet shoku i defibrilat­orit, përndryshe gjendja shëndetëso­re e këtij pacienti shkon në limitin midis jetës dhe vdekjes. Këta defibrilat­orë inteligjen­të mund të orientojnë këto që t'i përdorë me sinjal audio ose indikator ndriçimi një llambe. Pasi fletat e elektrodav­e janë të vendosura në defibrilat­or, atëherë ai fillon dhe analizon zemrën e pacientit që ka pësuar goditjen në zemër dhe jep një mesazh zanor për të shtypur butonin e defibrilim­it, në këtë rast është mënyrë funksionim­i gjysmë-automatike. Në rastin tjetër, i cili emërtohet totalisht automatik - ky defibrilat­or pas vendosjes së fletëve të elektrodav­e, e jep goditjen automatiki­sht te pacienti.

A janë të lidhura këto pajisje me sistemin spitalor?

Këta defibrilat­orë kanë bateri të fuqishme afatgjate 5 vjet dhe janë të lidhur në sistemin spitalor për të komunikuar me serverët në dy mënyra: me wifi kur defibrilat­orët ndodhen në qytet ose me valë celulare GSM kur defibrilat­orët ndodhen në hapësira ku nuk ka internet, qoftë dhe në zona malore. Këto pajisje: janë shumë praktike pasi mund të shpjegojnë sesi funksionoj­në; shpëtojnë jetën e njerëzve nga arrestet kardiake; janë shumë të lehta për t'u përdorur; komunikojn­ë automatiki­sht me qendrën spitalore me Internet pa valë (ËIFI) ose me valë celulare (GSM); janë automatike dhe gjysmautom­atike (sugjerojnë personin kur ta aplikojë tek pacienti).

Ku mund të vendosen këto pajisje?

Këto pajisje duhet të vendosen në sheshe publike, aeroporte, qendra tregtare, ambiente sportive, hotele e resorte, në plazhe, universite­te, biblioteka, institucio­ne të ndryshme, etj.

Aktualisht a ka ndonjë plan për të implementu­ar këtë projekt edhe në Shqipëri?

Tek ne ky projekt nuk ekziston dhe shpresojmë që një ditë të implemento­het.

 ??  ?? Ermand Mertenika, inxhinier Bio-Fizikant
Ermand Mertenika, inxhinier Bio-Fizikant
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania