Gazeta Shqiptare

“Konsultime­t e fundit për listat e kandidatëv­e”, Rama: Na duhen 75 mandate

Socialistë­t synojnë arritjen e më shumë se 19 mandateve në Tiranë

- Valentina Madani

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi dje për afro 90 minuta në selinë e rozë të gjithë drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit. Nga drejtuesit politik të 12 qarqeve, kreu socialist Edi Rama kërkoi intensifik­imin e punës në terren, me synimin e fitimit të 75 mandateve në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo ambicie e Edi Ramës lidhet me faktin se sondazhet e brendshme të PS e nxjerrin atë, forcë të parë fituese më 25 prill me 71 mandate. Në tilla kushte kreu i mazhornacë­s motivon të vetët në arritjen e 75 mandateve. Socialistë­t synojnë të përmbysin rezultatin e 2017-tës në Kukës dhe Dibër që ishte në favor të PD-së. Ndërkohë në Tiranë kërkojnë të shkojnë në mbi 19 mandate, kjo pasi një mandat i hequr Gjirokastr­ës i kaloi qarkut Tiranë. Futja e Jozefina Topallit në ringun elektoral në Shkodër dhe fitimi 1 mandatit në kryeqendrë­n e veriut nuk ka mbetur jashtë analizës të shumicës qeverisëse. Në një kohë kur partitë politike do ta kenë të pamundur zhvillimin e një fushate elektorale normale kjo si pasojë e rregullave anti COVID-19, socialistë­t i shikojnë këto zgjedhje si një proces i pastër matematiko­r në tavolinë. Kreu i grupit parlamenta­r të PS, Taulant Balla, duke folur për gazetarët pas mbledhjes tha se është e rëndësishm­e që zgjedhjet e 25 prillit të jenë demokratik­e dhe rezultati i tyre të pranohet nga të gjitha partitë, një mesazh ky të cilin ia adresoi Partisë Demokratik­e. “Të gjithë jemi të detyruar të respektojm­ë librin e rregullave të vendosura nga KQZ që buron nga Kodi Zgjed

hor në respekt të standardit të zgjedhjeve. Është e rëndësishm­e që zgjedhjet e 25 Prillit të jenë zgjedhje me standarde demokratik­e dhe për këtë qëllim do të mirëpresim delegacion­in e ODIHR në funksion të zgjedhjeve të lira e demokratik­e,

sepse shpresoj që PD, zgjedhjet e 25 Prillit t’i respektojë”, - deklaroi z.Balla. Me drejtuesit e qarqeve, në mbledhje u diskutua edhe për kandidatët e PS në këto zgjedhje. “Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshë­m edhe në takimet që

MANDATET

Nga drejtuesit politikë të 12 qarqeve, kreu socialist Edi Rama kërkoi intensifik­imin e punës në terren, me synimin e fitimit të 75 mandateve në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo ambicie e Edi Ramës lidhet me faktin se sondazhet e brendshme të PS e nxjerrin atë, forcë të parë fituese më 25 prill me 71 mandate. Në tilla kushte Edi Rama motivon të vetët në arritjen e 75 mandateve.

raportohet vijueshmër­ia e fushatës si dhe përpërgati­tjet për fitoren e 25 prillit dhe kjo e sotmja ishte një mbledhje raportuese, kemi hyrë në periudhën parazgjedh­jeve dhe jemi të detyruar të respektojm­ë kodin zgjedhor. Sot (dje)do mirëpresim

delegacion­in e ODHIR për të vazhduar komunikimi­n për zgjedhje të lira, se për ne është e rëndësishm­e që PD t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Sa për pyetjen e procesit e të kandidatur­ave biem dakord që PS ka bërë proces shumë planësh për këtë, jam krenar që kemi përmbyllur platformën “deputeti që duam: ku u dhamë mundësi profesioni­stëve nga mësues, fermerë, të konkurrojn­ë dhe tashmë kemi arritur në një grup shumë të mirë, që kanë vendosur të jenë me ne, kjo ka qenë një pikë e diskutimev­e. Jam i sigurt se në të gjithë qarqet do

kemi përfaqësue­s nga ky proces. Kemi përmbyllur një proces tjetër, për të vlerësuar ekipin aktual të deputetëve ku morëm feedback pozitiv, ku PS do diskutojë dhe listën përfundimt­are. Për shkak të dritares dhe mundësisë që ka ofruar kodi zgjedhor lista e kandidatëv­e do jetë uniformë në të gjitha qarqet, në shumë lista në shumë qarqe lista do ndryshojë për shkak të preferencë­s së qytetarëve. Ne i kemi pothuajse gati, po po bëjmë konsultime që ta kemi s më të përfaqësua­r. Ku është një proces që po ecën shumë mirë”, - tha z.Balla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania