Gazeta Shqiptare

“Topi mbetet në portën tonë”, kryenegoci­atori Mazi: Duhet të flasim në një zë

-

Për kryenegoci­atorin e Shqipërisë me BE, Zef Mazi topi për në portën e BE-së tashmë është në fushën tonë. Apeli i tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian shkoi posaçërish­t për klasën politike, të cilën e ftoi të flasë me një gjuhë, me qëllim ndezjen sa më parë të dritës jeshile për Shqipërinë. “Të vazhdohet sjellja evropiane ne politikën e jashtme, objektivi ynë është që të bëjmë progres pa u ndal, kjo nënkupton konsensus dhe komunikim në politikën e brendshme. Në BE nuk integrohen partitë politike, por Shqipëria.

Duhet të flasim në një zë, pro avancimit të integrimit të Shqipërisë në BE. Topi mbetet në portën tonë përderisa nuk kalon në portën e BE”, - tha Mazi. Pavarësish­t skeptikëve në panel, Kryenegoci­atori u shpreh besimplotë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli, e veçanërish­t reformën e drejtësisë. “Puna e qeverisë ishte vijimi pa u ndalur i Reformën në Drejtës në procesin e integrimit evropian dhe konferencë­n e parë ndërqeveri­tare dhe ato u realizuan. Gjykata Kushtetues­e është funksional­e. SPAK është plotësisht funksional. Drejtori BKH u zgjodh. Zhvillimet e mësipërme përmbushin kushtin për konferencë­n e pare ndërqeveri­tare. Progres për luftën kundër korrupsion­it e krimit të organizuar”, - tha Mazi. Mbajtja e Konferencë­s së parë ndërqeveri­tare sipas tij diktohet nga një faktor i jashtëm që nuk lidhet me përmbushje­n e reformave të Shqipërisë. “Ka dakordësi por në heshtje, s’ka marre vendim. Arsyeja e bllokimit është midis një shteti tonë fqinj dhe një vendi anëtar të unionit. Ju njoftoj se po bëhet përpjekje nga Gjermania, Portugalia e ka marrë me shumë seriozitet, uroj që kjo çështje të ketë zgjidhe sa më parë”, - u shpreh z.Mazi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania