Gazeta Shqiptare

“Më 25 prill ora e ndëshkimit”, Basha: Do shkëpusim lidhjen e mafies me shtetin

“Rama-Veliaj, biznes me mafian”, PD: Përgjimet tregojnë pazaret për lejet dhe tenderët Balla: Eurodepute­ti që përmendet është mik i kreut të PD-së

- Valentina Madani

REAGIMI

“Meqenëse po bëhet fjalë për një eurodepute­t, pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ata që janë përmendur me emër i keni në Presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjerat duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime­t përkatëse dhe do duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Kjo çështje po hetohet nga drejtësia fqinje”, - deklaroi Taulant Balla.

Lideri i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, publikoi dje një video përmes së cilës akuzon se qeveria është e lidhur me mafien dhe punon në interes së saj. Duke iu referuar përgjimeve të mafies italiane, Ndrangheta, Lulzim Basha nënvizoi se kryeminist­ri i Shqipërisë nuk mund të jetë peng i mafies, por duhet të punojë për shqiptarët e ndershëm. Sipas kreut të opozitës, Kryeminist­ri Edi Rama dhe ata që ai i quan marionetat e tij, e kanë mendje të shtojnë pasurinë duke bashkëpunu­ar me mafien. Basha siguron se me ardhjen në pushtet do të sjellë ndryshimin. “Atyre as që u bie në mend për njerëzit”, shkruan Basha në një postim në mediat sociale. Kreu i PD premton se kur ai të marrë pushtet do të ndërpresë lidhjet e qeverisë me krimin dhe do të sjellë ndryshimin në Shqipëri. “Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, - shprehet Lulzim Basha. Më tej në video-mesazh Basha kërkon dhe ndihmën e qytetarëve që në 25 prill, të votojnë për të dhe të largojnë Ramën nga pushteti.

PËRPLASJA

Mazhoranca shprehet se nuk duket e shqetësuar nga përgjimet e anti-mafies italiane, të cilat tregojnë se si organizata mafioze Ndrangheta kishte planifikua­r të investonte në Shqipëri, në sektorin e ndërtimit. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi dje se personat e përgjuar kanë lidhje me opozitën dhe Presidencë­n dhe jo me mazhorancë­n dhe i kërkon SPAK ta hetojë deri në fund çështjen. “Unë jam kryetari i delegacion­it shqiptar në Parlamenti­n Europian. Eurodepute­ti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në

PREMTIMI

Kreu i PD-së premton se kur ai të marrë pushtetin do të ndërpresë lidhjet e qeverisë me krimin dhe do të sjellë ndryshimin në Shqipëri. “Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shprehet Lulzim Basha. Bruksel edhe në Vlorë. Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë. Meqenëse po bëhet fjalë për një eurodepute­t pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ata që janë përmendur me emër i keni në Presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, kjo po hetohet nga drejtësia fqinje”, - deklaroi z.Balla. Demokratët, këto deklarata i shohin si përpjekje për të shmangur vëmendjen. Jorida Tabaku ripërsërit akuzat se përgjimet dëshmojnë lidhjet e mazhorancë­s me mafien. “Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionoj­ë. Kjo është ajo që ata bëjnë. Ata dështojnë. Ata korruptojn­ë. Ata marrin paratë tuaja dhe i fusin në xhepat e tyre”, - deklaroi Tabaku. Më tej ajo shton se “janë 1000 faqe përgjime të Antimafias

italiane, ku përshkruhe­t mënyra sesi bëhen pazaret për tenderët, koncesione­t, PPPtë dhe ndërtimet në Shqipëri. 20%-shi është pjesa për pushtetin e Edi Ramës, dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Shqipëri prej 8 vjetësh”. Tabaku deklaroi se arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikoh­et është e qartë për të gjithë. “Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian”, - u shpreh anëtarja e kryesisë së PD-së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania