Gazeta Shqiptare

“Punësimi dhe ekonomia të panegociue­shme”, Kryemadhi: Kemi rënë dakord me PD për taksën e sheshtë 9%

- Valentina Madani

Kryetarja e LSI, Monika Kryema dhi prezantoi dje programin politik të LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj, prioritete­t e panegociue­shme të LSI janë punësimi dhe ekonomia. Gjithashtu, njoftoi se LSI ka rënë dakord me politikat e PD që të vendoset taksa e sheshtë 9%. “Kemi rënë dakord për taksën e sheshtë 9%, por ne si Lëvizje Socialiste për Integrim angazhohem­i për përjashtim­in nga çdo taksë për çdo familje ose person me të ardhura nën 35 mijë lekë të reja në muaj”, - deklaroi Kryemadhi. Por LSI synon të vendosë një taksë të re për biznesin e madh. “Ne do të vendosim Taksën e të Ardhmes në 1% e fitimit të 200 aktivitete­ve apo kompanive të mëdha. Kjo e bën të mundshme, të prekshme për të realizuar atë reformë në arsim që është e domosdoshm­e”, tha Kryemadhi. LSI premton që kur të vijë në pushtet buxheti për arsimin do të jetë 5% i Prodhimit të Brendshëm Bruto, një premtim që edhe PS e ka pasur në opozitë. Nga ana tjetër LSI premton mbështetje financiare për bebet e sapolindur­a. “Programi nga “Bebja në bebe” duke krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do ti kthehet në momentin që riprodhon vetveten. 1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD”, - u shpreh Kryemadhi. Kryemadhi akuzoi qeverinë, se në 4 vitet e fundit shqiptarët jetojnë më keq se më parë, dhe tani është koha për ndryshim me paga më të larta. Kryemadhi deklaroi se përpos taksës së sheshtë 9% që ka rënë dakord me PD, vetë LSI do të angazhohet që çdo familje apo person me të ardhura nën 35 mijë lekë të reja në muaj mos paguajë asnjë taksë. Sa i përket arsimit Kryemadhi tha se

LSI do të realizojë një reformë tërësore, sektor që do të mbështetet me 5% të

PBB-së, si dhe me programin Garancia Rinore do të mbështesë sipërmarrj­en e lirë të profesioni­stëve të rinj në Fushën e teknologji­së dhe inovacioni­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania