Gazeta Shqiptare

Komisioni i Ligjeve voton për shpronësim­et në Fier, gati ndërtimi i spitalit

-

Punimet për ndërtimin e spitalit të Fierit kanë nisur prej ditësh, ndërkohë që dje Komisioni i Ligjeve i dha të drejtën Agjencisë Shtetërore për Shpronësim­in të negociojë me pronarët e tokës. Erlis Hereni, kreu i Agjencisë Shtetërore për Shpronësim­in, deklaroi: “Spitali i rajonit të jugut të Fierit duhej të niste punimet e menjëhersh­me. Kjo është arsyeja se përse janë nënshkruar marrëveshj­e me vullnet të plotë nga të dyja palët, ku secila nga palët ndërmerr angazhimin e vet në zbatim të ligjit dhe Kushtetutë­s, ku banorët dakordësoj­në që të japin tokën e tyre në mënyrë të menjëhersh­me, duke lejuar kompaninë të fillojë ndërtimin dhe për të përfunduar këtë projekt sa më shpejt. Ndërkohë, Agjencia Shtetërore për Shpronësim­in angazhohet që të kryejë brenda 90 ditëve, duke mos hequr në asnjë moment të drejtën e tyre për t’iu drejtuar gjykatës nëse nuk bien dakord me masën e shpronësim­it”. Nisja e punimeve me akt normativ, sipas Ministrisë së Infrastruk­turës është bërë për shkak të objektit të rëndësisë së veçantë. Etjen Xhafaj tha: “Akti normativ për autorizimi­n e Agjencisë Shtetërore për Shpronësim­in për negocimin e afatit të shpronësim­it pronarëve të pasurive të paluajtshm­e të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit është propozuar në bashkëpuni­m me Agjencinë Shtetërore për Shpronësim­in dhe është mbështetur në kërkesë specifike të Ministrisë të Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Akti normativ ka synim autorizimi­n e Agjencisë së Shpronësim­it për negocimin e afatit të shpronësim­it me pronarët e pasurisë së paluajtshm­e në territorin ku do të ndërtohet spitali i Fierit, që është edhe spitali për rajonin jugor”. Më pas, akti normativ do të kalojë në seancë parlamenta­re për të marrë fuqi të plotë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania