Gazeta Shqiptare

Meta publikon statistika­t: Të ndalet largimi i trurit nga Shqipëria

“Të ulen tarifat në universite­te”, presidenti: Të mbështeten studentët me vështirësi ekonomike “Të rinjve t’u krijohen kushte punësimi dhe akses i plotë në vendimmarr­je”

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të nda let largimi i rinisë nga vendi. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit nënvizon se pjesë e madhe e studentëve duan të ikin nga Shqipëria. Sipas statistika­ve të publikuara prej tij, Shqipëria duan të largohen: 92% e studentëve për Mjekësi, 79% e studentëve për Ekonomi dhe 64% e studentëve për Pedagogji. Presidenti apelon që të ndalohet largimi i trurit nga Shqipëria dhe shprehet se më shumë se kurrë, vendi sot ka nevojë për shpresë dhe besim. Edhe më herët kreu i shtetit ka ngritur zërin për largimin e të rinjve nga vendi. Sipas tij të rinjtë sot janë të pa shpresë për shkak të politikës, ndaj si zgjidhje shohin vetëm largimin. Meta bën thirrje që të krijohen mekanizma që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ngjallet shpresa për ta që të kenë një të ardhme të sigurt. “Ndal largimit të trurit. Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim. Nga Shqipëria duan të largohen: 92 % e studentëve për Mjekësi, 79% e studentëve për Ekonomi, 64% e studentëve për Pedagogji”,-shkruan Ilir Meta. Sipas tij, të rinjtë kanë nevojë për shpresë dhe besim.

TAKIMI

Presidenti Ilir Meta zhvilloi dje një takim me të rinjtë ku edhe bëri apel për më shumë mundësi për punësimin e tyre. Meta kërkon që të ulen tarifat në universite­te për studentët. Gjithashtu, ai vuri theksin tek arsimimi i të rinjve, duke thënë se arsimi është një instrument shumë i rëndësishë­m për zhvillimin e vendit, por është shumë i rëndësishë­m për të luftuar varfërinë. Përfaqësue­sit studentorë dhe pedagogët në takim theksuan se papunësia mes të rinjve të arsimuar mbetet një ndër shqetësime­t kryesore në Shqipëri ku rreth 14.4 % e të rinjve me arsim të mesëm janë të papunë, ndërsa 12,3 % e të rinjve me arsim të lartë vuajnë këtë fenomen, duke vënë në dukje se ikja e trurit dhe shpopullim­i i vendit nga të rinjtë e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë me rreth 30% të studentëve që synojnë të studiojnë jashtë vendit dhe 79% e të rinjve që dëshirojnë të largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Sipas përfaqësue­sve të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë, krijimi i Avokatit të Studentit sipas modelit të Avokatit të Popullit, është një nevojë, plotësimi i të cilës do të ndikonte pozitivish­t në ndihmën dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve. Po ashtu dobiprurës­e do të ishte edhe mundësimi dhe pajisja me Kartën Rinore deri në moshën 29 vjeç, në të cilën të jetë e integruar edhe Karta e Studentit, rimodelimi i programeve të punësimit pasi të jenë bërë studime të tregut të punës, kthimi në funksional­itet i Zyrave të Këshillim, etj. “Megjithëse është një panoramë jo tepër optimiste, ne përsëri besoj do të gjejmë forcën dhe do vlerësojmë më me përgjegjës­i këtë situatë të gjithë bashkë, duke filluar nga grupet e interesit dhe institucio­net shtetërore me qëllim, për të përqendrua­r vëmendjen, energjitë, por dhe resurset tona sot, dhe në të ardhmen akoma më shumë, për të forcuar arsimin, duke ju krijuar të rinjve kushte më të mira dhe akses të plotë në vendimmarr­je. Nevojitet një mbështetje më e madhe shtetërore për studentët që vijnë nga familjet me vështirësi ekonomike, që edhe ata të kenë mundësi të jenë dhe të ndihen të barabartë me bashkëmosh­atarët e tyre. Duhen mbështetur më të talentuari­t, me qëllim për t’i mbajtur në vend. Në këtë plan, kam besim në angazhimin tuaj të mëtejshëm dhe për të bashkuar të gjithë forcat, për një qëllim të përbashkët: Për t’i thënë ndal largimit të rinjve. Gjithçka e mbarë për një vend, për një komb, për të ardhmen e tij, por edhe për prosperite­tin, fillon te një arsim më i mirë, më cilësor, më përfshirës, por edhe te një edukim më thelbësor me dashurinë për Atdheun. Është koha ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa duke arritur standardet europiane në çdo fushë, për të rikthyer besimin dhe shpresën tek të rinjtë”, u shpreh Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania