Gazeta Shqiptare

ODIHR në Tiranë me mision faktmbledh­ës, Qeveria: Do përmbushim kushtet për zgjedhjet

-

Delegacion­i faktmbledh­ës i ODIHR-it zhvilloi dje takime në Tiranë, fillimisht me zv.ministrin e Jashtëm Tare dhe më pas me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të PS-së, Taulant Balla në selinë rozë.

Rreth orës 16:00 misioni nisi takimin në PD, ku takoi kreun demokrat Lulzim Basha, ndërsa me LSInë 2 orë më vonë. Sot takimet do të vijojnë me përfaqësue­s të KQZ-së. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ekspertët e ODIHR-it do të bisedojnë sot edhe me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët e Kolegjit Zgjedhor si dhe përfaqësue­s të Shoqërisë Civile. Në fund të takimeve, Delegacion­i do të vendosë nëse do të jetë e nevojshme monitorimi i zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri nga ana e OSBE/ODIHR-it apo jo. Ministria e Jashtme e Shqipërisë, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” shkruan se zv.ministri i Jashtëm Agron Tare priti dje një delegacion të OSBE-së. Tare shprehet se Shqipëria është e përkushtua­r të përmbushë të gjitha rekomandim­et e ndërkombët­arëve për zgjedhjet. “Shqipëria është e përkushtua­r të përmbushë shumicën e rekomandim­eve të OSBE-ODIHR-it mbi zgjedhjet”, - deklaroi Tare. Ai vlerësoi qasjen bashkëpunu­ese të institucio­neve të ODIHR-it me Shqipërinë, në lidhje me zgjedhjet. Misioni i vlerësimit të nevojave ka si qëllim të rekomandoj­ë monitorimi­n ose jo të zgjedhjeve parlamenta­re, por në rastin e Shqipërisë nuk ka dilema për nevojën e një arbitri si ODIHR-i. Pas rekomandim­it të ekspertëve, ODIHR-i pritet të caktojë shefin e misionit, i cili, së bashku me një ekip vëzhguesis­h, do të monitorojë fushatën zgjedhore, ditën e votimit dhe procesin e numërimit. Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet parlamenta­re më 25 prill, ndërkohë që partitë politike kanë nisur fushatën elektorale nëpër qarqet e mbarë vendit. Partia Socialiste synon një mandat të tretë qeverisës, ndërkohë që PD-ja kërkon të rikthehet në pushtet pas 8 viteve në opozitë. PD-ja dhe aleatët e saj, por edhe Presidenti i vendit Ilir Meta, në mënyrë të vazhdueshm­e kanë apeluar për rrezikun e manipulimi­t të zgjedhjeve, ndërkohë që shqiptarët votojnë mbi bazën e Kodit të ri Zgjedhor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania