Gazeta Shqiptare

“Nëse hyn ministri shqiptar, ai i yni do na e firmosë direkt kontratën”, zbardhen përgjimet e Antimafias

20% ryshfet për të fituar tender dhe PPP në Shqipëri

-

Përgjimet e antimafias italiane ndaj disa sipër marrësve dhe politikanë­ve (përfaqësue­sve të grupit kriminal Ndrangheta) kanë nxjerrë në pah skemën e korrupsion­it në Shqipëri për të dhënë tenderë dhe koncesione. Në përgjimet e zbardhura ditët e fundit del se për të qenë fitues i tenderëve apo koncesione­ve duhet që të bashkëpuno­sh me investitor­ët që kanë monopolin në Shqipëri dhe se 20% të shumës së fitimit duhet ta marrë “sekseri”, që siguron lidhjet me qeverinë apo zyrtarët e lartë. Në përgjimet e antimafias shqiptare del edhe një person investitor shqiptar që është pranë personave me pushtet në Shqipëri dhe mund të sigurojë fitimin e tenderëve. Antimafia e Katanzaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur skemën se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsion­it në nivelet e larta. Një nga sipërmarrë­sit e përgjuar (pjesë e grupit Ndrangheta) e krahason Shqipërinë me Kalabrinë e viteve ‘60. Mes bisedave të përgjuara, janë ato ku sipërmarrë­sit Antonio Gallo (i njohur si princi) dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësue­s i politikanë­ve Tomaso e Saverio Brutto, të cilët janë njëkohësis­ht edhe sipërmarrë­s.

PËRGJIMET

Përgjimi i datës 5 maj 2017, ora 17:06, kohëzgjatj­a 15 minuta e 5 sekonda. Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto, i pranishëm Ercole d’Alessandro, financieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri, e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtu­ar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë..

Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperienc­ë e administro­n gjithçka.

Ercole d’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo: Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin… i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antonio Gallo: Duhej bërë deri në njëfarë date, por nuk kishte problem, ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: (i referohet djalit të Ercole d’Alessandro, ortak i sipërmarrj­es në Shqipëri). Atëherë, i thuaj djalit tënd që më 22 të bëjë inaugurimi­n e të jetë patjetër aty…

Ercole d’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06:40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7:05 mbërrij në Fiumicino, e më 9:25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10350…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Antonio Gallo: Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur, bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë, duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.

Përgjimet e datës 7 korrik 2017, të përgjuarit nxjerrin në skenë një eurodepute­t, që sipas tyre mund të influencoj­ë në Shqipëri kundrejt 5% të aksioneve.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte edhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico, thotë se është i sigurt se ai si parlamenta­r europian mund të krijojë kontakte të mira të drejtpërdr­ejta me parlamenta­rë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishm­e eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh, korrupsion total..

Tomaso Brutto: Dreq… Po Francesko Talarico: Treg i lirë

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Enteve, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po, po, është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios, ai di si t’ia dalë…

Në faqen 506 në regjistrim­et e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet edhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë.

Ercole d’Alessandro: Nëse hyn ministri, ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

Antonio Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.

Ercole d’Alessandro: Jo, jo, jo, po kujt shqiptari?

Ercole d’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme, e ka një sërë takimesh, mes të cilëve dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallona­t se do të hapë një fabrikë pantallona­sh atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë një vend për të qëndruar…

Ercole d’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra, sa të bëhet qeveria, do të bëjnë gjithçka, infrastruk­turë, kanalizime… siç bënë në Rumani…

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017, ora 9:24 min e 37 sec. Në kokën e faqes numër 618 shkruhet: Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tenderë në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet.

Antonio Gallo: Ai është shqiptar, është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Antonio Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Antonio Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjitha spitalet, është pranë Kryeminist­rit, pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishë­m.

Antonio Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Antonio Gallo: Po, ka shkuar.

Tommaso Brutti: Si një muaj… një muaj

Antonio Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet, por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua, por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur. (Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar)

Antonio Gallo: Atëherë, kam folur me këtë mikun tim, Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Antonio Speziali: Realitet. Antonio Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrë­s që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para, pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Antonio Speziali: Apartament­et…

Antonio Gallo: Apartament­et. Ky ka në duar tri licenca gradaçelas­h, ky konstrukto­ri.

Antonio Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Tommaso Brutti: Për atë Perëndi, në qendër të Tiranës?

Antonio Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 38004000 euro për metër katrorë dhe e di sa është kostoja e vërtetë? 510 euro.

Antonio Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze…

Tommaso Brutto: A mund të flasim me këtë Nikun?

Antonio Gallo: Nëse je në Romë, më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderët duan 20% shin më tha, por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)

Biseda, datë 29 nëntor 2017, ora 18:08.33, kohëzgjatj­a 5 minuta 09 sekonda Bashkëbise­duesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrë­si Antonio Gallo. Objekt i bisedës, hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqendroh­et te bizneset në Shqipëri dhe flet edhe për Nik.

Claudio Larussa: Eh, por nuk arritëm në kohë… bëmë

DOSJA

“News24” zbardh përgjime të reja të antimafias në Itali, ku përmenden emra të lidhur me qeverinë, të përfshirë në pazare për tenderë. Në dosjen e plotë prej rreth 1500 faqesh, janë përfshirë edhe përgjime telefonike, përmenden emra të lidhur me qeverinë që janë pika referimi për eksponente të mafias italiane. Në mesin e këtyre përgjimeve del një shqiptar me emrin

‘Nik’, i cili nga përgjimet rezulton të ketë lidhje me sipërmarrë­sin Gallo në Shqipëri.

gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë, do të marrim në telefon e do takojmë, është i mirë ky (i referohet Nik shqiptarit)..

Antonio Gallo: Po të thashë, ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group), atë të oksigjenit, nuk është një leckaman…

Claudio Larussa: E ai është Presidenti?

Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Maqedoninë, është President i gjithë grupit, jo administra­tor…

Claudio Larussa: E ka raporte, ka raporte…

Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë…

Claudio Larussa: E ti tani kur do të shkosh?

Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj, jo më parë, në janar them..

Claudio Larussa: Në janar flitet tani…

Antonio Gallo: Unë i kam shpjeguar Toto (i referohet Antonino Speziali, sipërmarrë­s) se kemi folur me Nik e më ka shpjeguar një seri situatash… në Tiranë ka një problem të thellë… janë disa sipërmarrë­s të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania