Gazeta Shqiptare

“Këta njerëz të bëjnë të fitosh para”, bisedat e 2017-ës: D’Alessandro thotë se ai foli me Shefin e Policisë së Tiranës

Përgjimet e Antimafias/ “Solli mish derri të zi, djathë dhe qumësht nga Dedoni”

-

DEKLARATA E KREUT TË SPAK

Arben Kraja u shpreh dje se pas marrjes së plotë të informacio­nit nga pala italiane, do të vendoset se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin. “Hetimi është në Itali dhe do kontaktojm­ë autoritete­t italiane për të parë çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe pastaj do vendosim”, ka thënë Arben Kraja. Megaoperac­ioni në Itali çoi në pranga shumë persona të inkriminua­r në grupin “Ndrangheta”. dyja…

Nik: Apo shet vetëm materiale?

Antonio Gallo: Shet materiale

Saverio Brutto: Shet materiale

Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..

Nik: Nëse shet vetëm materiale, nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy-tri fabrika çimento këtu që kanë ekskluzivi­tetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..

Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion, pashë dy gurore të mëdha…

Nik: Dhjetë gurore, por nuk është e thënë se nuk bëhet…

Nik: Njëri mund të merret me çimento, tjetri me guroren, meqë janë keq, sillet impianti e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin, pra, që bën punime me çelësa në dorë, atëherë është më mirë, pasi arrihet vërtet… rrugët.. Punoni bashkë…

Antonio Gallo: Bën edhe këtë… Herës tjetër kur të vijmë…

Nik: Nja dy tendera… Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?

Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro, varet se në çfarë gjendje je me financimet...

Antonio Gallo: Po, këta janë mirë...

Nik: Nëse janë mirë, ka gjë tjetër për të bërë...

Antonio Gallo: Grataçelat më the…

Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP, autostradë, koncesione për 30 vite 50 vite…

Antonio Gallo: Jo po është një tjetër mik që…

Antonio Gallo: Janë disa persona, është një mik që ka fonde (me qëllim investimi Larussa-Gallo në Shqipëri).

Antimafia e Katan zaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali duke ekzekutuar urdhra arresti për 48 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Përgjimet telefonike të personave në hetim nxorën ndër të tjera dhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsion­it në nivelet e larta. Hetimi tregoi lëvizje ilegale të parave me vlerë mbi treqind milionë euro, teksa Shqipëria përshkruhe­j si “Kalabria në vitet ’60 ku mund të bëhet gjithçka”

Në përgjimet e Antimafias italiane ndaj pjesëtarëv­e të klanit mafioz të Ndrangheta-s, me investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, ata dalin në një konkluzion se “nuk bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep ryshfet”. Në mënyrë të qartë, sipërmarrë­si Antonio Gallo (i njohur dhe si princi) kërkoi që të prezantohe­j në ministri dhe organet e tjera sepse sipas tij, ‘pa kontakte nuk shkoni askund… duhen kontakte, hapni atje pa kontakte nuk bëni dot asgjë’.

Në një darkë në Romë në vitin 2017, eurodepute­ti Lorenzo Cesa shprehet se në Shqipëri, korrupsion­i është masiv. Anëtarët e Ndrangheta-s duket se u japin rryëfshet edhe zyrtarëve me nivel më të ulët të shtetit shqiptar, duke i korruptuar edhe me djathë apo sallam e mish derri.

Në një bisedë të përgjuar më 9 gusht 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij Saverio dhe Ercole D’Alessandro, gjatë të cilës ata flasin ndër të tjera se si kanë korruptuar me djathë, sallam e mish derri kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të punonin. Gjatë bisedës D’Alessdandr­o shprehet se “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësmi­nistër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrë­sit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomi­k me korrier”.

Në një tjetër bisedë, D’Alessandro shprehet se personazhe­ve të mësipërm u kanë dërguar ushqime me pako, djathë mocarella dhe “mish derri të zi”

Takimet e shtator/tetorit 2017

Më 09.08.2017, në Santa Maria di Catanzaro pranë kompleksit Cassiodoru­s, Tommaso Brutto me djalin e tij Saverio takuan Ercole D’Alessandro.

Qëllimi i takimit ishte të kuptonte sesi po lëvizte marshalli në lidhje me kontratat që duheshin marrë në Shqipëri përmes të njohurve të tij. D’Alessandro tha se ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe me nënsekreta­rin dhe një zëvendësmi­nistër të cilit i kishte sjellë ushqim falë sipërmarrë­sit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë material gastronomi­k me korrier. Pastaj të tre ranë dakord për faktin se nuk ishte rasti të përfshihes­hin sipërmarrë­sit Lobello (të konsultuar nga Luciano D’Alessandro) në Shqipëri

për problemet që mund të lindnin pasi ata konsideroh­eshin si sipërmarrë­s referues të klanit Grande Aracri dhe objekt i ligjit anti-mafia, duke komentuar se edhe Gallo (si Lobello) “pa u dorëzuar … mos të hapë rrugë”, që do të thotë se edhe Gallo ishte një person që gravitonte në orbitën e bandave. Biseda pastaj vazhdoi duke folur për politikani­n Pino Galati dhe Fondacioni­n “Kalabrezët në botë” (organ i brendshëm i rajonit të Kalabrisë), i cili kishte pasur mes të punësuarve Saverio Brutto dhe vajzën e Marshallit Elvira, i cili u gjet se kishte marrë të ardhura nga Fondacioni në periudhën e përfshirë në vitin 2016.

Data: 08.09.2017 18:41:13 Saverio Brutto thotë se nuk i bëhet vonë për bashkinë dhe dëshiron të bëjë më shumë jashtë vendit.

D’Alessandro thotë se ai po organizon një event me panetone për Krishtlind­je në Shqipëri për të promovuar produktet kalabreze.

Saverio Brutto thotë se, me Luciano D’Alessandro, ai gjeti vendin e duhur dhe ndodhet përpara dyqanit të Gallo.

D’Alessandro thotë se ai foli me Shefin e Policisë së Tiranës dhe me nënsekreta­rin dhe një zv/ministër të cilit i solli dy sopresata (lloj sallami), mish derri i zi dhe djathin dhe me ndihmën e Dedonit që dërgoi gjithçka me korrier.

D’alessandro thotë se këta njerëz “të bëjnë të bësh para” dhe ata i premtuan atij se nëse sjellin ndërmarrje ndërtimi ata do t’i bënin ata të punojnë. D’Alessandro pohon se këto gjëra iu janë dërguar zyrtarëve në Shqipëri me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania