Gazeta Shqiptare

Zhdukja misterioze e Davide Pecorellit, media italiane: Po vonohen hetimet, janë lënë shumë gjëra anash

“Si ka mundësi që telefoni dhe ora e Davides u gjetën pa dëmtime, kur makina u shkatërrua”

-

Zhdukja misterioze e biznesmeni­t dhe isharbitri­t të futbollit Davide Pecorelli në Shqipëri vazhdon të jetë kryefjala e mediave italiane. Dje media “Umbria Domani” se ka shumë aspekte të ngjarjes që duhet të sqarohen, e që lidhen veçanërish­t me lëvizjet e tij të fundit në Shqipëri. Media në fjalë thotë se ka ende shumë pyetje që presin përgjigje, dhe aspekte të ngjarjes që Policia Shqiptare i ka anashkalua­r. Sipas medias italiane, autoritete­t në Shqipëri po presin rezultatet e ADN-së për kockat e gjetura brenda makinës tip ‘Skoda Fabia’, e cila u gjet e djegur. Ndërkohë ata theksojnë se zhdukja e italianit mbetet ende mister si dhe theksojnë se policia shqiptare ka lënë shumë gjëra anash.

“Eshtrat e gjetura brenda makinës u dërguan në laboratori­n e mjekësisë ligjore në Tiranë për të gjetur një përgjigje nga ADNja. Prokuroria Publike e Perugia, pas ankesës së paraqitur nga anëtarët e familjes në Komisariat­in e Città di Castello, hapi një dosje. Magjistrat­ët Perugianë kanë ADN-në e vëllait, e cila do të krahasohet me analizën e ADN-së të eshtrave të kockave të analizuara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Tiranës. Ka ende shumë pyetje që presin një përgjigje, ka shumë gjëra që policia shqiptare ka lënë anash. Si ndodhi që telefoni dhe ora e Davide u gjetën pa dëmtime të veçanta kur makina e djegur u shkatërrua plotësisht? Për hetuesit shqiptarë, zjarri do të kishte qenë aksidental por nuk shpjegon shkaqet e zjarrit. Tezat e hetuesve lokalë nuk janë aspak bindëse, ka shumë pyetje pa përgjigje dhe zhdukja e Davide Pecorelli është gjithnjë e më shumë një mister,-shkruan media italiane.

Me kalimin e ditëve skenarë të rinj janë hapur lidhur me vdekjen e 45vjeçarit me origjinë nga Lama e San Giustino, një sipërmarrë­s në sektorin estetik dhe parukeri, me aktivitete në Arezzo dhe Castello. Pecorelli është

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania