Gazeta Shqiptare

Atentati në Durrës, 32-vjeçari me 3 emra u ekzekutua në “bazën” e tij, pranë shtëpisë së vjehrrit

Policia shoqëron 10 persona. Pista kryesore e hetimit, prishja e pazareve të drogës

-

DURRËS - Një ditë pas ekzekutimi­t me breshëri kallashnik­ovi të Jetmir Bregut, alias Edmir Bregu, alias Ilir Kuçi janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rendë të ndodhur pasditen e së dielës në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit. Mësohet se në momentin e vrasjes 32vjeçari baba i një fëmije dhe i papunë po lëvizte me një makinë tip “Porsche Cayene”. Ai është me origjinë nga Hasi, por jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Sipas hetuesve të çështjes, atentatorë­t që mendohet të kenë qenë dy, kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë dhe qitësi ka qëlluar nga sedilja e pasme. Begu është qëlluar për vdekje në momentin që ka qenë duke parkuar makinën e tij. Dëshmitarë­t okularë për shkak të kushteve atmosferik­e nuk kanë fiksuar dot targën e mjetit dhe autorët, por policia ka sekuestrua­r kamerat përreth për të mundur të identifiku­ar vrasësit e Edmir Begut. Si pasojë e motit, që siç duket ka qenë në ‘krahun’ e ekzekutorë­ve, në duart e hetuesve nuk është as lloji i makinës që u përdor në këtë vrasje dhe as targa e saj. Qitësi, bashkë me ndihmësit e kanë ndjekur këmbë pas këmbe shënjestrë­n e tyre dy ditë më parë, deri në momentin që panë të përshtatsh­ëm nisjen e sulmit. Në momentin që 32-vjeçari ishte duke parkuar pranë shtëpisë së vjehrrit (të shumtën e kohës ai e kalonte në një lokal

VRASJA E TË RIUT

32-vjeçari Jetmir Bregu alias Edmir Bregu, alias Ilir

Kuçi u ekzekutua pasditen e djeshme në lagjen 16 në Durrës rreth orës 17:20 me breshëri automatiku. Në momentin që 32-vjeçari ishte duke parkuar pranë shtëpisë së vjehrrit (të shumtën e kohës ai e kalonte në një lokal aty pranë që e kishte dhe si ‘bazë’), qitësi i “sistemuar” në sediljen e pasme të makinës me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar me breshëri kallashnik­ovi. Për pasojë, 32-vjeçari ka marrë një plumb në kokë dhe një në gjoks, të cilët i morën jetën.

aty pranë që e kishte dhe si ‘bazë’, qitësi i “sistemuar” në sediljen e pasme të makinës me ngjyrë të zezë ka qëlluar me breshëri kallashnik­ovi. Për pasojë, 32vjeçari

ka marrë një plumb në kokë dhe një në gjoks, të cilët i morën jetën. Ndërkaq, burime për “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se pistat ku janë përqendrua­r

PISTAT PISTAT E E HETIMIT HETIMIT

Burime për “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se pistat ku janë përqendrua­r për momentin grupi hetimor janë tre. E para është për konfliktet që i riu mund të ketë pasur jashtë vendit, të cilat mund ta kenë shtyrë viktimën Jetmir (Edmir) Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, të ndryshonte tre herë identitet. Pista e dytë është ajo e prishjes së pazareve të drogës, ndërsa e treta ku po hetohet është ajo e konfliktev­e që i riu ka pasur në Durrës, ku qarkullont­e me mjete luksoze dhe shoqërohej me persona me precedent penalë.

për momentin grupi hetimor janë tre. E para është për konfliktet që i riu mund të ketë pasur jashtë vendit, të cilat mund ta kenë shtyrë viktimën Jetmir

(Edmir) Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, të ndryshonte tre herë identitet. Pista e dytë është ajo e prishjes së pazareve të drogës, ndërsa e treta ku po hetohet është ajo e konfliktev­e që i riu ka pasur në Durrës, ku qarkullont­e me mjete luksoze dhe shoqërohej me persona me precedent penalë. Mësohet se ai ishte person me precedentë penalë pasi në 2011 ishte dënuar për kanosje kurse në Itali ishte dënuar për trafik droge. Ndërkaq, burimet e mësipërme se Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Mësohet se në emër të 32vjeçarit nga Hasi me tre identitete janë bërë një sërë kallëzimes­h nga qytetarë të Durrësit, të cilët pretendoni­n se i riu i kërcënonte me jetë. “Na kërcënon me jetë,”mësohet të shpreheshi­n qytetarët, por nuk dihet se si është proceduar me këto denoncime.

Nga ana tjetër, më shumë se dhjetë persona janë shoqëruar në Komisariat­in e Policisë së Durrësit, pasi do të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e 32vjeçarit me tre emra. I riu la pas të shoqen dhe një fëmijë, djalë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania