Gazeta Shqiptare

Sulmohet makina e biznesmeni­t në Shkodër, autorët i lënë brenda mjetit një shufër hekuri dhe një mesazh në letër

-

SHKODËR – Makina e një biznesmeni në Shkodër është shkatërrua­r në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Mësohet se mjeti tip “Tiguan” me targë AA 289 OA, me ngjyrë të bardhë është sulmuar në fshatin Hot i Ri në një si në administra­tive Rrethina nga persona ende të paidentifi­kuar, ku i janë thyer xhamat dhe i janë shkaktuar dëme të tjera. Mësohet se mjeti është në pronësi të biznesmeni­t Nikolin Shqau, ndërsa është goditur teksa ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë së tij. Menjëherë përmes një sinjali, pronari i mjetit ka kuptuar se diçka ka ndodhur dhe në momentin kur ka dalë jashtë ka parë makinën e dëmtuar. Menjëherë ka njoftuar policinë vendore të Shkodrës dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet pas kësaj ngjarje kriminale. Autorët e kësaj ngjarje e kanë goditur mjetin tip “Tiguan” të biznesmeni­t Shqau me një shufër hekuri duke thyer pjesë përpara ta xhamave, por edhe pjesën e pasme. Më pas atë shufër e kanë hedhur brenda makinës. Ndërkohë në anën e djathtë të mjetit, afër pasqyrës autorët kanë lënë edhe një letër të shkruar, duke i lënë kështu një mesazh pronarit makina e të cilit u dëmtua. Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të ndodhur, pasi pronari Nikolin Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person. Megjithatë i vetmi dyshim është tek një person, i cili i ka kërkuar pronarit Shqau që ta marrë në punë tek bizneset e tij dhe ky i fundit ka refuzuar për një sërë arsyesh, megjithatë është vetëm një prej pistave të mundshme. Policia vendore e Shkodrës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për identifiki­min, gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar që sulmuan mjetin e biznesmeni­t Nikolin Shqau.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania