Gazeta Shqiptare

COVID-19 nuk ndalet, 538 të infektuar në 1918 testime brenda 24 orësh

Vijojnë vdekjet te moshat e reja, humb jetën një 29-vjeçar

- Voltiza Duro

Pavarësish­t se numri i testimeve ditore ishte dy herë më i ulët se ai i së dielës, shifrat e infektimev­e nga koronaviru­si në vendin tonë vijojnë të mbeten të larta. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, në 24 orët e fundit janë regjistrua­r 538 raste të reja pozitive me Sars COV 2. Ndërkohë numri i humbjeve të jetëve është rritur duke shënuar 9 vdekje, mes tyre edhe një qytetar të moshës 29 vjeçare. Për të dytën ditë radhazi, ndër viktimat ka pasur të rinj, çka e bën edhe më shqetësues­e situatën. "Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 1918 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditë, 11 raste në Kamzë dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastë­r, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastë­r, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar",-thekson Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Sakaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë.

TË TË HOSPITALIZ­UAR HOSPITALIZ­UAR DHE DHE VIKTIMA VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë

të intubuar. Pas 9 vdekjeve të djeshme, numri I viktimave që kanë humbur jetën me sars cov 2 në vendin tonë ka arritur në 1324 persona. Fatkeqësis­ht mes viktimave të djeshme ishte edhe një 29 vjeçar. "Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me

COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u është drejtuar qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullim­et dhe duke ruajtur distancimi­n fizik; duke u kujdesur për higjienën vetjake, në mënyrë që të parandaloh­et përhapja e COVID-19. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializu­ar spitalor në spitalet COVID",-apeloi MSH.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania